Më shumë mundësi për praktika në Gjermani për studentët e Kolegjit Heimerer

Më shumë mundësi për praktika në Gjermani për studentët e Kolegjit Heimerer

Dje në Qendrën Klinike Universitare Martin Luther në Halle të Gjermanisë u nënshkrua marrëveshja në mes të kësaj Qendre dhe Kolegjit Heimerer për vazhdimin e bashkëpunimit, duke shtuar këtu fusha të reja të bashkëpunimit me projekte inovative dhe ngritje të cilësisë së procesit të mësimit praktik për studentët e Kolegjit Heimerer!

Takimi u realizua në praninë e kryetarit të bordit të Kolegjit Heimerer, Z. Petrit Beqiri, doktorant i Universitetit Martin Luther në Halle, Gjermani, drejtoreshës së infermierisë të 39 klinikave të UKH znj. Dr. Christiane Becker, z. Steve Glabauf zv drejtor i UKH dhe zv drejtoreshës së KH znj. Dr. Naime Brajshori.

E veçantë e këtij takimi ishte që përfaqësuesit e institucioneve këtu ishin të përfshirë kuadra të specializuara në institutin e njëjtë në Universitetin Martin Luther në Halle, Gjermani!

Kësaj marrëveshjeje i gëzohen stafi dhe studentët e Kolegjit Heimerer meqë do të përfitojnë shkëmbime, praktika, trajnime, punë sezonale, studime të mëtutjeshme dhe së shpejti shembull i profesionistëve model në Sachsen Anhalt!