MENAXHER OPERATIV – Kolegji Heimerer

MENAXHER OPERATIV – Kolegji Heimerer

 

 

 

https://sexcompilations.com/jarmanis-xxx-videos/ TERMAT E REFERENCËS

go to link MENAXHER OPERATIV

https://www.mycomputererror.com/autodesk-3ds-max-entertainment-creation-suite-premium-2012-64-bit-software-ga19qdkd41/ DETYRAT

Detyrat kryesore

Drejtimi i operacioneve organizative të kolegjit, në bashkëpunimin me departamentet e institucionit si edhe institucionete ndryshme brenda edhe jashtë vendit.

Detyrat specifike

  • Udhëheq personelin, përfshi rekrutimin dhe menaxhimin e personelit;
  • Mbikëqyrë performancën e punës së personalit dhe raportet mbi vlerësimin e performancës;
  • Mban përgjegjësi për komunikimin me institucionet sipas legjislacionit në fuqi;
  • Merr vendim me shkrim sipas procedurës ligjore në raport me të punësuarit;
  • Vlerëson bashkërisht me Drejtorin Menaxhues punën e stafit udhëheqës;
  • Asiston në vlerësimet e stafit përcjellës sipas nevojës;
  • Jep rekomandimet për procedurat e mëtutjeshme ligjore;
  • Menaxhon mbi bazën e praktikave më të mira të sistemit të menaxhimit të cilësisë;
  • Zbaton dhe mbikëqyr sistemin e menaxhimit të cilësisë i cili siguron operim në pajtueshmëri me kërkesat e një standardi ndërkombëtar ISO 9001 apo standardeve tjera të aplikueshme vendore e ndërkombëtare;
  • Planifikon, monitoron dhe implementon proceset në sistemin e cilësisë së kompanisë në tërësi dhe ndërmerr veprime korrigjuese në rast të nevojës;
  • Siguron përmes menaxherëve dhe zyrtarëve përgjegjës arritjen e objektivave dhe performancën e kënaqshme në punë;
  • Promovon arritjen e cilësisë dhe përmirësimin e performancës përgjatë tërë kompanisë;
  • Planifikon dhe implementon auditimin e brendshëm të tërë kompanisë;
  • Zhvillon, zbaton, komunikon dhe mirëmban një plan te cilësisë me qellim te zbatimit te SMC po ashtu edhe  politikat  dhe objektivat ne pajtim me kërkesat e standardeve të aplikueshme nga kompania;
  • Planifikon cilësinë, kontrollon cilësinë dhe ndikon përmirësimin e cilësisë përmes të trajnimit të vazhdueshëm;
  • Siguron nga menaxherët grafikët e kontrollit të cilësisë, për të identifikuar se ndryshimet, gjetja e shkaqeve korrekte të cilësisë së dobët, dhe vazhdimin për bërjen e përmirësimeve;
  • Përgjegjës për informim dhe shpërndarje te dokumentacionit të cilësisë.
  • Përgjegjës dhe pjesëmarrës ne auditim që realizohen nga kompaninë prodhuese po ashtu edhe kompaninë certifikuese për standarde;
  • Të identifikojë aftësitë dhe njohuritë e stafit për të kryer punën;
  • Inicion dhe ndihmon në hartimin dhe zbatimin e planeve strategjike të kompanisë;
  • Merr pjesë në komisionet e seancave disiplinore për shqyrtimin e ankesave dhe përgatitë materiale për komisionin;
  • Administron trajnimin për punonjësit sipas planit;
  • Mirëmban dosjet e personelit të cilat mund të përdoren për statistikë sipas kërkesës;
  • Siguron vendosjen e të gjitha dokumenteve personale në dosje, i plotëson ato me shënime të reja;
  • Mirëmban listën e vijimit në punë të punëtorëve dhe harton raport mujor për nevojat e zyrës dhe i dorëzon ato tek udhëheqësit drejtues;
  • Siguron përkrahje administrative dhe teknike rreth aktiviteteve të procesit të rekrutimit, filtrimit, selektimit dhe gjatë shqyrtimeve të komisionit disiplinor dhe të ankesave, aplikacioneve, vendimeve, sigurimin e dhomës së takimeve për komisionin, etj;
  • Kryen punë dhe detyra tjera që lindin si domosdoshmëri momentale për të cilat i kërkohet dhe autorizohet më parë nga Drejtori Menaxhues;
  • Përgatitë drafte/konkurse për punësimin e personelit;
  • Mbledh aplikacionet dhe cakton panelet dhe intervistat;
  • Përgatitë vendimet e punës, vendimet për pushime dhe listën e pagave për pagesën e tyre.

Detaje tjera

  • Kjo pozitë është pozitë me orar të plotë, me punë efektive prej 40 orësh javore.

KUALIFIKIMET

Kualifikimet kryesore

  • Master dhe Fakulteti në ekonomi/juridik;
  • Së paku 1-3 vjet përvojë pune në një pozitë të ngjashme.

Kompetencat shtesë

  • Nivel akademik i gjuhës shqipe;
  • Nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze;
  • Nivel i (të paktën) njohurive bazë të gjuhës gjermane;
  • Njohuri shumë të mira të punës në kompjuter;
  • Gatishmëri për aftësim të mëtutjeshëm, duke përfshirë pjesëmarrjen në trajnime dhe punëtori, që mendohen si të dobishme për ngritjen profesionale dhe mbështetjen e Institucionit – të gjitha këto në koordinim të ngushtë me Menaxhmenti.

DOKUMENTET E KËRKUARA PËR APLIKIM

Dokumentet bazë

  • Biografia në gjuhën shqipe;
  • Kopjet e diplomave të edukimit të përfunduar.

Dokumentet shtesë

  • Kopjet e diplomave edhe dokumenteve tjera që tregojnë për kurse ose programe trajnuese/edukative të përfunduara;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhën angleze;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhëve të tjera të huaja;
  • Referencat nga punëdhënësit paraprak.

Konkursi mbetet i hapur nga data e publikimit e deri më 20 Prill 2018.

Aplikacionet dërgohet VETËM në adresën elektronike info@kolegji-heimerer.eu. Ju lutem specifikoni pozitën në të cilën aplikoni.

Procesi i përzgjedhjes menaxhohet nga DI Consulting.

Kolegji Heimerer ofron mjedis atraktiv  për punë arsimore edhe profesionale dhe është një vend ideal për personat që kërkojnë të aplikojnë  përvojën akademike edhe profesionale. Kolegji Heimerer aplikon të drejta të barabarta në punësim për të gjithë.