MSc. Makris Panteleimon, Prezantues në Konferencën e 2-të të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit

MSc. Makris Panteleimon, Prezantues në Konferencën e 2-të të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit

MSc. Makris Panteleimon

Anëtar i Bordit, Kolegji i Sistemit Neuroshkencor, Arsimor dhe i Teknologjisë, Qipro

Tema të cilën do ta prezantojë z. Panteleimon është “Teknologjia në Komunikimin Alternativ Augmentativ”

Komunikimi Alternativ Augmentativ është një fushë relativisht e re në terapinë e gjuhës dhe të folurit, e cila mori hapat e zhvillimit pas Luftës së Dytë Botërore. Vlen të theksohet se në fillimet e zhvillimit, Komunikimi Alternativ Augmentativ nuk ishte aq i avancuar. Megjithatë, me përparimin e teknologjisë, kjo formë e komunikimit filloi të zhvillohet si një fushë moderne që shërbente për të përmirësuar të folurin dhe komunikimin tek personat në nevojë. Prezantimi i z. Panteleimon do të na informojë më shumë rreth zhvillimit të Komunikimit Alternativ Augmentativ, të mbështetur në teknologjinë e avancuar.

Biografia

MSc. Makris Panteleimon ka përfunduar studimet e Masterit në fushën e Teknologjisë Asistive në Universitetin Middlesex dhe ka të përfunduar Pedagogjinë për Përfshirjen e Nxënësve me Nevoja të Veçanta në Universitetin e Virgjiniës. Z. Panteleimon është anëtar i shumë organeve profesionale duke përfshirë kështu Shoqatën e Mësimdhënësve me Nevoja të Veçanta në Çipro; President i grupit të teknologjisë informuese dhe komunikative të edukatorëve (ICTEACH) si dhe vlerësues dhe raportues i Komisionit Evropian.

Ka përvojë 45 vjeçare në sektorin e arsimit si dhe është angazhuar 32 vjet në arsimim special. Ka punuar si mësues i shkollave fillore, ka qenë mësues për të shurdhër si dhe koordinator për përfshirjen në arsim të lartë. Aktualisht, z. Panteleimon është trajnues special për edukim, vlerësues në qendrat e rehabilitimit dhe trajnues i çështjeve për nevojave të veçanta në Çipro, Greqi, Arabinë Saudite, Oman, Jordan dhe vende të tjera arabe.