“Mundësi e rrallë që ndryshon jetë”

“Mundësi e rrallë që ndryshon jetë”

“Mundësi e rrallë që ndryshon jetë”

Sapo morëm lajmin nga Universiteti JAMK, në Jyväskulä, Finlandë, me ç’rast dy studente të Programit të Erogoterapisë, të nominuara nga Kolegji Heimerer janë pranuar për të realizuar një semestër akademik dhe punën praktike, si studente ndërkombëtare në kuadër të Programit ERASMUS+.

Studentet tona, Arlinda Canolli dhe Elena Gjikolli do të qëndrojnë për 5 muaj në Finlandë, për të ndjekur një semestër të plotë akademik nga muaji Shkurt deri në Prill, 2019 dhe më pastaj, do të zhvillojnë punën praktike prej Majit deri në Qershor tek qendrat moderne shëndetësore të Universitetit JAMK.

Studenteve tona iu dëshirojmë suksese dhe përfaqësim dinjitoz të Institucionit por edhe të kulturës dhe vlerave tona gjatë tërë periudhës së qëndrimit në shtetin e Finlandës.

Krenar me studentet tona!