Ndikimi i Kolegjit

Ndikimi i Kolegjit Heimerer në shoqëri

Kolegji Heimerer u themelua në vitin 2010 në një zonë të qytetit që është atraktive për hapjen e spitaleve dhe klinikave të reja. Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë në shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit. Që nga fillimi, Kolegji Heimerer synon të avancojë cilësinë e profesionistëve dhe menaxherëve të shëndetësisë në Kosovë. Ndikimi ynë pozitiv është i qartë pasi shumë nga të diplomuarit tanë tani zënë pozita drejtuese në institucione shëndetësore. Kolegji Heimerer është i interesuar të ndjekë progresin e të diplomuarve. Sipas një sondazhi në vitin 2018, punëdhënësit që kanë angazhuar të diplomuarit e Kolegjit Heimerer në role menaxheriale janë më shumë se 84% të kënaqur me performancën e tyre.

Ndikimi i Kolegjit Heimerer në komunitetin Kosovar po shtohet çdo ditë. Programet e reja akademike – Infermieria, Logopedia, Ergoterapia, Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi, Teknik Laboratori, Menaxhimi i institucioneve dhe shërbimeve shëndetësore –  që ne ofrojmë mbushin zbrazëtirat e mëdha që Kosova ka në fushën e shëndetësisë, mirëqenies, dhe arsimit. Të rinjtë e Kosovës zhvillohen nga ana profesionale dhe akademike përmes organizimeve sikur konferenca internacionale dhe tryeza diskutimi. Mundësitë për zhvillim në Heimerer janë të panumërta pasiqë pajisjet dhe laboratorët nuk i limitojnë studentët apo hulumtuesit akademik, përkundrazi i shtyejnë ata të përdorin teknologjinë më moderne në fushën e shëndetësisë. Këto mundësi zhvillimi i kanë pajisur studentët, stafin akademik e administrativ, dhe bashkëpunëtorët e Kolegjit Heimerer me aftësitë e nevojshme që të ndikojnë jo vetëm në zhvillim akademik e profesional por gjithashtu edhe në politikëbërje në shtetin e Kosovës. Prandaj, fakti që mund të gjeni shenja të ndikimit tonë në Kosovë dhe më gjërë në çdo sferë apo fushë të jetës është vetëm reflektim i punës sonë të pandalshme për avancim të shoqërisë.

Përmes projekteve, ngjarjeve, dhe organizimeve të ndryshme, Kolegji Heimerer sjellë inovacion në shoqëri. Projektet siç janë Programi Internacional i Karrierës (PIK), Qendra Multidisciplinare dhe Qendra Terapeutike dëshmojnë mendësinë tonë inovative e ndërmarrëse. Deri më tani, ne nuk kemi qenë apatik ndaj çështjeve problematike shoqërore dhe në vend se të rrijmë duarkryq, kemi shikuar mundësitë për të gjetur zgjidhje dhe për të ndryshuar gjendjen. Inkubatorët e biznesit të organizuara nga Heimerer paraqesin përpjektjet tona për t’i dhënë mundësi shtresave të ndryshme të shoqërisë për ngritje financiare dhe qëndrueshmëri ekonomike. Ne krenohemi me suksesi tonë për të përhapur një kulturë inkurajuese për inovacion dhe ndërmarrësi.

Përderisa arsimojmë dhe përgatisim më shumë se 1,400 të rinj çdo vit, ne bashkëpunojmë me spitale, klinika, organizata, biznese dhe qeverinë, për të punuar drejt një komuniteti të balancuar dhe të paanshëm me mundësi të bollshme për të gjithë. Ne shpresojmë që ndikimi ynë shoqëror do të inkurajojë partneritete të reja dhe do të thellojë marrëdhëniet ekzistuese drejt një komuniteti më bashkëpunues.