Përfaqësues nga Fakulteti Manisa Celal Bayar në Turqi vizituan Kolegjin Heimerer

Përfaqësues nga Fakulteti Manisa Celal Bayar në Turqi vizituan Kolegjin Heimerer

Dje në Kolegjin Heimerer kishim për vizitë nga tre përfaqësues të Fakultetit Manisa Celal Bayar në Turqi.

Prof.Mustafa Miynat, dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Dr. Enis Yakut dhe Dr.Deniz Dirik, profesorë dhe hulumtues, të cilët njëherësh merren edhe me projekte për shkëmbim të stafit dhe studentëve.

Qëllimi i vizitës ishte zhvillimi i një partneriteti të ri për shkëmbim të stafit dhe studentëve në programin e Teknik Laboratori, ku përveç kësaj bashkëpunimi të konkretizohet edhe në krijimin e qendrës së inovacionit në kuadër të projektit të qendrës multidisciplinare, në mënyrë që studentët të tanë të angazhohen sa më shumë në krijimin e bizneseve të reja në fushën e shëndetësisë.