PPSH/FPI (BSc)

Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi / Fusha Profesionale Infermieri

3 vite | 180 kredi

Nevoja për një arsimim më të mirë të profesionistëve shëndetësor kompetent, një temë që merr një vëmendje të posaçme në nivel global, ka motivuar stafin e Kolegjit Heimerer të krijoj një program universitar unik. Program i vetëm i këtij lloji në Kosovë dhe rajon synon të zhvillojë edukatorë/pedagogë të cilët do të trajnojnë dhe formësojnë infermierë të ardhshëm. Bachelor në Pedagogji Profesionale në Shëndetësi / Fusha Profesionale Infermieri në Kolegjin Heimerer u hartua për të pajisur edukatorët e shëndetësisë me çasje dhe strategji specifike që lidhen me mësimdhënien në mjediset klinike dhe jo-klinike. Qëllimi kryesor i këtij programi është që të sigurojë një themel të konsiderueshëm teorik dhe aftësi pragmatike për ata që janë të përfshirë në mësimdhënie në fushën e infermierisë.

Programi i Pedagogjisë Profesionale është i projektuar për studentët e shkollave profesionale dhe të mesme, dhe përgatitë edukatorët e ardhshëm me njohuri dhe aftësi pedagogjike për të trajnuar stafin e kujdesit profesional nga një perspektivë interdisiplinare. Në fillim, kurrikula synon të mësojë studentët për parimet bazë të praktikës së infermierisë. Më pas, lëndët do të fokusohen në analizën akademike e çështjeve aktuale, statistikave dhe metodave të hulumtimit. Përfundimisht, studentët do të përvetësojnë metoda inovative të mësimdhënies dhe shkathtësi pedagogjike që mund t’i shfrytëzojnë si edukatorë në një shkollë profesionale, të mesme ose institucion të arsimit të lartë. Gjatë 3 viteve të programit, stafi akademik dhe profesionistët e shëndetësisë që ligjërojnë lëndët e programit Pedagogji Profesionale në Shëndetësi, të cilët janë jashtëzakonisht të përgatitur dhe dedikuar, do t’i udhëzojnë dhe udhëheqin studentët drejt suksesit.

Përveç rëndësisë që Kolegji Heimerer i jepë kombinimit të teorisë dhe praktikës dhe mundësive të panumërta për të praktikuar atë që studentët kanë mësuar, ata poashtu do të vlerësohen edhe në projekte të pavarura individuale që shtyjnë përpara aftësitë për hulumtim dhe zhvillim të projekteve. Eksperienca akademike në Kolegjin Heimerer kompletohet përmes çasjes në pajisje dhe laboratorë të mahnitshëm dhe mundësive të ndryshme për përvojë praktike në institucione partnere të kolegjit.

Të diplomuarit e këtij programi posedojnë aftësi të ndryshme dhe janë në gjendje të gjejnë punë si:

  • Edukator në institucionet e arsimit profesional
  • Këshilltar për stafin e kujdesit shëndetësor
  • Menaxher i programeve arsimore
  • Asistenti hulumtues
  • Zhvillues i programeve edukativo-arsimore
  • Planifikues i kurrikulave në fushën e shëndetësisë/ infermierisë
Dekan i Programit

Bernard Tahirbegolli MD. PhD.

bernard.tahirbegolli@kolegji-heimerer.eu

Bernard Tahirbegolli përfundoi studimet bazike në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë drejtimi Mjekësi e Përgjithëshme. Studimet e Doktoratës i përfundoj në Institutin e Shkencave Mjekësore të Universitetit të Stambollit në Turqi.

Dr Tahirbegolli është specialist i  Mjekësisë së Sportit. Hulumtimet e tij shkencore janë të fokusuara kryesisht në ruajtjen dhe promovimin e shëndetit në përgjithësi dhe të sportistëve, në veçanti parandalimin e lëndimeve sportive dhe proceset e rehabilitimit pas tyre, analiza të fenomeneve epidemiologjike dhe statistikore dhe analiza të sistemeve shëndetësore.

 

Asistente e Programit

Msc.Blerta Kryeziu

blerta.kryeziu@kolegji-heimerer.eu

Blerta Kryeziu kreu studimet themelore në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë, Departamentin e Infermierisë dhe Mamive. Aktualisht është në përfundim të studimeve Master në Edukim në Kujdesin Shëndetësor, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë. Në Kolegjin Heimerer fokusohet në organizimin dhe mbikëqyrjen e  mbarëvajtjes së praktikave në Departamentin Pedagogji Profesionale në Shëndetësi/ Fusha Profesionale Infermieri dhe poashtu është asistente në disa module në Departamentin e Infermierisë.

SEMESTRI I I-RË

Kujdesi Infermieror

Hyrje në metodat kualitative dhe kuantitative

Etika dhe filozofia në kujdesin infermieror në përputhje me legjislacionin e kujdesit

Kujdesi infermieror për fëmijët dhe adoleshentët

Lëndë Zgjedhore I (Shkrim akademik)

 

SEMESTRI I II-TË

Shëndeti Publik

Legjislacioni mbi të drejtën e punës dhe edukimit

Bazat e menaxhimit të procesit edukativ

Mësimdhënia dhe mësimnxënia

Psikologji

 

SEMESTRI I III-TË

Kujdesi infermieror tek të moshuarit

Gerontologji dhe rehabilitim

Sociologjia e shëndetit dhe sëmundjeve

Pedagogjia shkollore

Principet e didaktikës profesionale

 

SEMESTRI I IV-TË

Organizimi, Menaxhimi dhe Udhëheqja në Shëndetësi dhe Kujdes Infermeror

Shkathtësitë e komunikimit dhe metodat e zgjedhura të moderimit

Aspektet e pedagogjisë profesionale

Pedagogjia për mësimin e të rriturve

Faza e praktikës se integruar

Gjuhë angleze

Metodologjia e procesit të punës në cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe infermieror

Dhimbja dhe menaxhimi i dhimbjes

Psikologjia e shëndetit dhe shkathtësitë bazike në këshillim

 

SEMESTRI I VI-TË

Faza e praktikës

Lëndë Zgjedhore II (Gjuhë Gjermane)

Projekti

Punim diplome Bachelor