Prezantim nga Zyra Nacionale e ERASMUS+ për Kosovë në Kolegjin Heimerer

Prezantim nga Zyra Nacionale e ERASMUS+ për Kosovë në Kolegjin Heimerer

Të nderuar studentë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e Zyrës Nacionale të ERASMUS+ për Kosovë, në lidhje me mundësitë për studentët dhe stafin e Kolegjit Heimerer.

Prezantimi mbahet në Kolegjin Heimerer, me datën 18 Prill, në ora 13:00.

Informata rreth Zyrës Nacionale të ERASMUS+ERASMUS+ për Kosovë

Zyra Erasmus+ në Kosovë (ZEK) ndihmon Komisionin Evropian, Agjencinë Ekzekutive dhe autoritetet vendore në zbatimin e Programit Erasmus+.

ZEK është pika kyçe për palët e interesuara në programin Erasmus+ në fushën e arsimit të lartë dhe kontribuon në ngritjen e vetëdijes, dukshmërisë, përshtatshmërisë, qëndrueshmërisë, qasjes efektive në dimension ndërkombëtar të Programit Erasmus+.

 Zyra Erasmus+ në Kosovë është përgjegjëse për:

  • Ofrimin e informatave rreth aktiviteteve të Programit Erasmus+ në fushën e arsimit të lartë;
  • Këshillon dhe ndihmon aplikantët potencialë;
  • Kryen monitorimin e projekteve Erasmus+;
  • Mbështet dhe koordinon aktivitetet e grupit kombëtar të Ekspertëve për Reformat e Arsimit të Lartë, HERE (Higher Education Reform Experts);
  • Kryen monitorimin e aktiviteteve pasardhëse të Programit Tempus IV (2007-2013)
  • Kontribuon në studime dhe organizim aktivitetesh të ndryshme;
  • Ofron mbështetje në dialogun e politikave;
  • Mban kontakte me autoritetet vendore dhe zyrtarë të BE-së;
  • Ndjek zhvillimet e politikave në fushën e arsimit të lartë në vend;