Prof.ANA POPOSKA -Prezantuese në Konferencën e dytë Evropiane të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit

Prof.ANA POPOSKA -Prezantuese në Konferencën e dytë Evropiane të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit

Prof. ANA POPOSKA, Shef i Departamentit të Logopedisë, Instituti për Rehabilitimin e Dëgjimit, të Folurit dhe Zërit, Shkup

Prof.Ana Popovksa ka  përfunduar studimet Bachelor dhe Master për Logopedi, ndërkaq studimet PhD i përfundoi në Rehabilitim dhe Edukim Special, Logopedi, në Universitetin “SS Cyril and Methodius në vitin 2014” në Shkup, Maqedoni.

Ka përvojë 20 vjeçare në Klinikën Universitare, Qendra për Sëmundje Metabolike në Shkup, ndërkaq prej vitit 2002 ka filluar punën në departamentin e Logopedisë për fëmijët me autizëm dhe çrregullime pervazive në zhvillim në po të njëjtën klinikë, ndërkaq tani është Logopede në departamentin për çrregullimet e zhvillimit gjuhësor dhe departamentin për parandalimin e çrregullimeve të gjuhës dhe të folurit tek fëmijët në Institutin për Rehabilitimin e të folurit, të dëgjuarit dhe zërit në Shkup.
Prof. Ana Popovska  ka një eksperiencë të pasur akademike duke marr pjesë në ngjarje të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare duke përfshirë simpoziume dhe kongrese. Eksperienca e saj shkencore është dëshmuar nga publikimet shkencore me  hulumtime rezultatet e të cilave janë publikuar në zhurnalët shkencore.