Prof. Asoc. Mirela Duranović prezanton temën “Aftësitë motorike tek fëmijët”

Prof. Asoc. Mirela Duranović prezanton temën “Aftësitë motorike tek fëmijët”

Prof. Asoc. Mirela Duranović

Profesoreshë në universitetin e Tuzlës, Departamenti i Edukimit dhe Rehabilitimit

Tema të cilën do ta prezantojë znj. Duranović është “Aftësitë motorike tek fëmijët”

Zhvillimi i aftësive motorike tek njerëzit është një sistem mjaft kompleks, ku zhvillimi më i madh vërehet në periudhën e hershme të jetës.  Vështirësitë dhe pengesat që shfaqen gjatë zhvillimit të aftësive motorike mund të kenë pasoja serioze. Çrregullimi më i njohur i aftësive motorike është paraliza cerebrale, që përfshin një grup çrregullimesh të karakterizuar nga mosfunksionimi i nervave dhe muskujve të cilët kanë ndikim në lëvizjet e trupit dhe kontrollin e muskujve. Duke pasur parasysh ndikimin që ka ky çrregullim në të folur dhe në aspektin gjuhësor, është e rëndësishme të theksohet se qasja logopedike është më se e nevojshme. Nga prezantimi i znj. Duranović në Konferencë, do të kuptojmë më shumë për përdorimin e Komunikimit Alternativ Augmentativ, me fokus në zhvillimin e aftësive motorike.

Biografia

Mirela Duranović ka përfunduar doktoraturën në Fakultetin e Edukimit Special dhe Rehabilitimit, në Universitetin e Beogradit. Në vitin 2007 është përzgjedhur si asistente në Fakultetin e Edukimit dhe Rehabilitimit në Universitetin e Tuzlës dhe njëkohësisht ka qenë koordinatore e Departamentit të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit.

Prof. Asoc. Mirela Duranović është njëra ndër redaktoret e revistës “Defektologjia”, revistë kjo e publikuar nga Fakulteti i Edukimit Special dhe Rehabilitimit. Aktualisht, ajo është e angazhuar në Universitetin e Tuzlës. Përveç angazhimit të saj në universitet, fokusi i punës së znj. Duranović qëndron edhe në realizimin e hulumtimeve shkencore në fushën e edukimit special dhe arsimor. Një ndër publikimet e fundit të saj është “Gabimet e drejtshkrimit të fëmijëve disleksikë në gjuhën boshnjake me ortografi transparente”.