Prof. Mulaim Kaçka prezanton punimin shkencor në Konferencën Ndërkombëtare në Sarajevë

Prof. Mulaim Kaçka prezanton punimin shkencor në Konferencën Ndërkombëtare në Sarajevë

Profesori Mulaim Kacka, që në ceremoninë e organizuar për ditën e Themelimit të Kolegjit Heimerer pranoi çmimin “Ajet Beqiri” për profesorin më të mirë gjatë vitit 2018-2019, arsyeton edhe njëherë përzgjedhjen për këtë çmim me angazhimin e tij në hulumtime dhe prezantime shkencore jashtë vendit. Këtë rradhë, Prof. Mulaim Kacka është ftuar të prezantojë një punim shkencor në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të quajtur “Qasja Multidisciplinare në Arsim dhe Rehabilitim” që mbahet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë me datën 7 Prill 2019.

Në këtë konferencë, Prof. Mulaim Kaçka do të prezantojë punimin e tij shkencor të quajtur “Këngët edukative për fëmijë si një shembull i përdorimit të teknologjisë moderne për artikulim korrekt të fjalëve”. Në mesin e shumë prezantimeve tjera, Prof. Kaçka do të prezantojë punimin e tij para audiencës në ditën e tretë të konferencës. Kjo është një arritje tjetër e lartë për profesorin dhe hap tjetër i rëndësishëm drejt përmbushjes së misionit të Kolegjit që të bëhet lider rajonal i arsimit në shëndetësi.

Kolegji Heimerer e përgëzon Profesorin Mulaim Kaçka për punën e pandalshme dhe i uron sukses në këtë konferencë.