Profesorët nga Universiteti Metropolia i Finlandës, mysafir në kolegj

Profesorët nga Universiteti Metropolia i Finlandës, mysafir në kolegj

Gjatë kësaj javë në Kolegjin Heimerer kemi kënaqësinë të  kemi mysafirë Prof. Jennie Nyman dhe prof.Jari Pihlava, dy profesorë të Ergoterapisë të cilën vinë nga Universiteti Metropolia në Finlandë.

Gjatë vizitës së tyre, profesorët do të ligjërojnë tek studentët e programit të Ergoterapisë në Kolegjin Heimerer prej datës 21 deri më 25 janar.

Përveç vizitës, ata sollën edhe disa libra të Ergoterapisë, dhuratë për bibliotekën e kolegjit dhe studentët.

Vizita e tyre është realizuar në kuadër të projektit të mobilitetit, ku kolegji ka bashkëpunim për shkëmbim të stafit me Universitetin Metropolia.