Dekanati i Shkencave Shëndetësore Terapeutike

Dekanati i Shkencave Shëndetësore Terapeutike

Dekani Programit Shkencat Shëndetësore Terapeutike

Mulaim Kaqka

 

Prodekane e Shkencave Shëndetësore Terapeutike

PhD.Ana Poposka

ana.poposka@kolegji-heimerer.eu

PhD.Ana Poposka ka lindur më 03.04.1975 në Shkup. Ajo përfundoi Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Shkup në vitin 1993. Edukimi i saj ka vazhduar si BA në Universitetin e Mjeksisë “S Kliment Ohridski”, Bitola, Maqedoni, në vitin 1997. Në vitin 2002, ajo diplomoi në nivelin Bachelor për Rehabilitim dhe Edukim Special, në Universitetin SS Cyril and Methodius në Shkup, Maqedoni, ku më vonë ajo përfundoi studimet Bachelor dhe Master në Logopedi në po të njëjtin universitet. Prof.Ana gjithashtu përfundoi  PhD në Rehabilitim dhe Edukim Special, Logopedi, në Univerzitetin SS Cyril and Methodius në Shkup, Maqedonia, në vitin 2014. Ana Poposka është ngritur profesionalisht duke u vlerësuar me certifikata dhe mirënjohje të shumta në vend dhe jashtë.

Ana Popska është duke punuar më shumë se 20 vite në Kliniken duke filluar nga viti 1995 deri në vitin 2002, si Asistente Medicinale në Qendrën Klinike Univerzitare, Qendrën për sëmundjet metabolike, Shkup, Maqedoni. Nga viti 2002 deri në 2009, ajo është specialiste e rehabilitimit në departamentin e Logopedisë për fëmijët me autisëm dhe çrregullime parvazeve në zhvillim, dhe nga 2009 deri në ditët e sotme, pozicioni i saj është Logopede në Departamentin për çrregullimet e zhvillimit gjuhësor dhe Departamentin për Parandalimin e çrregullimeve të gjuhës dhe të folurit tek fëmijët në Institutin për Rehabilitimin e të folurit, të dëgjuarit dhe zërit.

Pozicioni i saj edhe në ditët e sotme vazhdon të jetë si person përgjegjës në Departamentin e Fëmijëve në “ Klinikën dhe Institucionin për Rehabilitimin e të folurit, të dëgjuarit dhe zërit”- në Shkup. Ajo gjithashtu është drejtuese në Sektorin për zhvillimin e programit në “Shoqatën e edukatoreve special dhe rehabilitor në Republikën e Maqedonisë” dhe një person aktiv në Bordin ndërkombëtar  të Logopedëve dhe në komunitetin  për Shoqatën korporuese ndërkombëtare të edukatoreve në Maqedoni, si dhe në grupin shkencor të Maqedonisë për Psikofiziologji, si dhe anëtare aktive në grupin shkencor për autizëm.

Ana Poposka  ka një eksperiencë të pasur pas që ka marr pjesë në ngjarje të rëndësishme botërore si dhe në ngjarje profesionale si në ato vendore ashtu edhe ndërkombëtare- duke përfshirë simpoziume dhe kongrese si dhe ka publikuar punime shkencore në revista prestigjioze.

 

Asistente e programit për çështje mësimi

Msc.Shukrie Baruti

shukrie.baruti@kolegji-heimerer.eu

Shukrije Baruti ka përfunduar studimet Bachelor në Programin Pedagogji Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infermieri në korrik 2014. Gjithashtu ka përfunduar studimet Bachelor në Programin Logopedi në korrik të vitit 2015, kurse në vitin 2016 studimet master në Menaxhimin e Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore. Ka zhvilluar disa punime shkencore me të cilat ka marrë pjesë në Konferencën ‘’Java e Shkencës ‘’ e organizuar nga MASHT-i, Kongresin Ndërkombëtarë për shkenca shëndetësore’’ Kiskoms’’ të organizuar nga MSH, dhe për katër vite radhazi është pjesëmarrëse aktive në Simpoziumin Ndërkombëtarë për Shkenca Shëndetësore të organizuar nga IEJL dhe në bashkëpunim me Kolegjin-Heimerer.

Punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, punon si  Ligjëruese në Kolegjin-Heimerer ku mes tjerash  ligjëron modulin ‘’Metodat specifike në TFGJ me fokus në çrregullimet e gëlltitjes’’. Gjithashtu asiston në modulet e Profesoreshë Ana Popova: ‘’Kompetencat, historia dhe roli i Logopedit’’ dhe  ’’Metodat specifike në TFGJ me fokus në çrregullimet e zërit’’. Ajo është e angazhuar edhe ne sektorin privat si Terapeute e personave me çrregullime në komunikim, të folur dhe gjuhë, gëlltitje, shkrim dhe lexim.

 

Asistente e programit për çështje klinike

Msc.Hatixhe Zogaj

Hatixhja ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filozofik Departamenti i Pedagogjisë Speciale 2004, studimet Master si bursiste në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin e Jyväskylä në Finlandë në drejtimin Edukimi Inkluziv në vitin 2007, nga ku vit filloi punën në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë si mësuesja e parë në Kosovë për fëmijët me autizëm.

Ka punuar në shumë udhëzime administrative për Edukimin Inkluziv në kuadër të Ministrië së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ka marrë pjesë në Grupin Punues për hartimin e Planit Individual të Arsimit  (PIA) për fëmijët me nevoja të veçanta në MASHT dhe FSDEK, po ashtu edhe në Udhëzuesin për përdorim të PIA-s, hartimin e dokumentit për Vlerësimin Profesional të fëmijëve me nevoja të veçanta, për ekipet vlerësuese komunale. Ka marrë pjesë në vendosjen e kritereve për përcaktimin e kualifikimit për nivelin e shtatë( 7) për Asistent të fëmijëve me nevoja të veçanta. Ka marrë pjesë edhe në standardizimin e testeve për fëmijët me vështirësi  në shkrim dhe lexim në Kosovë .

Ka punuar dhe vazhdon të punojë si trajnere e MASHT-it në bashkëpunim me FSDEK, Unicef  dhe KAPIE për mësimdhënës dhe staf menaxhues të shkollave dhe OJQ-ve të ndryshme për çështjet të cilat lidhen me mësimdhënien dhe trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe dokumenteve për vlerësimin dhe planifikimin e punës me këta fëmijë. Është anëtare e OJQ: KAPIE që zhvillon aktivitete për Arsimin Inkluziv në Kosovë.

Nga viti 2014 punon në Kolegjin Heimerer si Asistente për Praktika në Departamentin e Shkencave Shëndetësore dhe Terapeutike, profili Logopedi në  Modulet: “ Edukimi Praktik: Orientimi në multidisiplinaritet”, “Edukimi Praktik: Orientimi në Terapi të të Folurit dhe Gjuhës” dhe “Edukimi Praktik: Procesi Diagnostik”.

A

 

Asistente e Programit për çështje Klinike

MSc.Cand. Ajshe Bekirovska

ajshe.bekirovska@kolegji-heimerer.eu

Ajshja ka  lindur në vitin  1990 në  Shkup  të Maqedonisë ,  e  cila ka kryer studime diplomike në  vitin  2012 në  Universitetin  Shtetëror “Shen Kirili dhe Metodi” dega Logopedi  në Shkup/Maqedoni. Gjithashtu, ka bërë  specializimin në  vitin  2014 në  fushën  e  Logopedisë   në  Universitetin   Shtetëror  “Shen Kirili dhe Metodi” në  Shkup,  ku   ka   fituar  titullin  LOGOPED KLINIK/SPECIALIST.

Ajshja  tani  është  në   studimet   master shkencor  në  Univerzitetin Trakya, dega – studime  interdiciplinare  për   persona  me nevoja  special,  në  Edirne/Turqi.

Ajshja qe  pesë  vite punon me fëmijë  me nevoja  të  veçanta  me  të  gjitha çrregullimet  e të  folurit,  gjuhës, zërit, dëgjimit ,leximit dhe shkrimit. Gjithashtu,  ajo  është  dhe  këshilltare  për   prindërit  të  cilët  kanë  fëmijë të diagnostikuar me Spektrit Autizem.

Ajshe Beqiri  është  dhe kryetare  e Platformës  së  Inkluzionit. Punon gjithashtu në Universitetin Shtetëror  të  Tetovës , në Maqedoni  dhe Kolegjin- Heimerer  në  Kosovë.

Ajshja është  trajnere  e ABA terapisë dhe  PECS-it  dha  ka  mbajtur  shumë seminare me  tema  të   ndryshme  në sferën  e  Logopedisë. Gjithashtu,  ka ndjekur  shumë trajnime  në fushën  e  logopedisë  dhe  fushat  e  përafërta  me  logopedinë.  Ka  marrë  pjesë  në   shumë  Kongrese  si  pjesëmarrëse  aktive.

Ajo ka publikuar  hulumtime dhe ka marrë  pjesë  në  shumë  projekte  për  të  rinjë  të  cilat  kanë  qenë  të organizuara  nga  Bashkimi  Evropian si koordinatore, menaxhere   e  projekteve  për  persona me nevoja  speciale dhe ende vazhdon  punën  me projekte.