Dekanati PEDAGOGJIA PROFESIONALE NË SHËNDETËSI/FUSHA PROFESIONALE INFERMIERI

Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infermieri

Dekan i Programit

Bernard Tahirbegolli MD. PhD.

bernard.tahirbegolli@kolegji-heimerer.eu

Bernard Tahirbegolli MD. PhD. Është Dekan i programit Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi/Fusha Profesionale Infermieri dhe ligjerues në Kolegjin Heimerer. Studimet themelore i kreu në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë drejtimi Mjekësi e Përgjithëshme. Studimet e Doktoratës i përfundoj në Institutin e Shkencave Mjekësore të Universitetit të Stambollit në Turqi. Aktualisht është në përfundim të specializmit në lëminë e Mjekësisë së Sportit.

Bernard Tahirbegolli ka nje përvojë të konsiderueshme në edukim dhe promovim shëndetësor. Ka shërbyer si këshilltar i jashtëm i Ministrit të Shëndetësisë dhe Ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës.

Bernard Tahirbegolli ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe vendore, dhe ka të publikuara disa artikuj shkencorë në revista ndërkombëtare.

Puna e tij kërkimore shkencore dhe interesat janë të fokusuara kryesisht në ruajtjen dhe promovimin e shëndetit në përgjithësi dhe të sportistëve në veqanti, parandalimin e lëndimeve sportive dhe proceset e rehabilitimit pas tyre, analiza të fenomeneve epidemiologjike dhe statistikore dhe analiza të sistemeve shëndetësore.

Bernard Tahirbegolli përveq gjuhës amtare flet rrjedhshëm edhe Anglisht dhe Turqisht. Ai jeton në Prishtinë me bashkëshorten Iliriana dhe fëmijët Muhamedi dhe Dilara. 

 

Asistente e Programit

Msc.Blerta Kryeziu

blerta.kryeziu@kolegji-heimerer.eu
Blerta Kryeziu studimet themelore i ka të përfunduara  në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë, Departamentin e Infermierisë dhe Mamive.

Aktualisht është në përfundim të studimeve Master MSc. Edukimi në Kujdesin Shëndetësor, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë.

Përvojë pune në lëminë e stomatologjisë për gjashtë vite me radhë dhe katër vite në lëminë e gjinekologjisë me obstetrikë.

E angazhuar si staf akademik përgjatë  dy viteve në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë.

Në Kolegjin Heimerer puna e saj është e fokusuar në organizimin dhe mbikëqyrjen e  mbarëvajtjes së praktikave në Departamentin: Pedagogji Profesionale në Shëndetësi/ Fusha Profesionale Infermieri po ashtu edhe asistente në disa module në Departamentin e Infermierisë.

Referentja e Programit

Larglinda Ademi

Larglinda.Ademi@kolegji-heimerer.eu