Prorektori për Hulumtime dhe Cilësi në Kolegjin Heimerer publikon hulumtimin e tij në revistën e njohur akademike

Prorektori për Hulumtime dhe Cilësi në Kolegjin Heimerer publikon hulumtimin e tij në revistën e njohur akademike

Stafi akademik i Kolegjit Heimerer ka krijuar një reputacion për hulumtime të shkëlqyera akademike. Këtë herë, Prof. Ilir Hoxha dhe Alban Fejzaj kanë botuar artikullin e tyre hulumtues në revistën e famshme akademike, British Medical Journal (e njohur edhe si BMJ). Prof Hoxha, i cili njihet për angazhimin e tij në hulumtime mjekësore, meriton respekt të lartë për arritjet e tij.

Revista akademike britanike BMJ, një revistë e njohur me impakt faktor shumë të lartë , ka botuar artikullin hulumtues të Prof. Hoxhës dhe Alban Fejzës me titullin “Faktorët e sistemit të shëndetësisë dhe seksionet cezariane në Kosovë: një studim ndërfushor”.

Hulumtimi shqyrtoj ndërlidhjen e numrit të seksioneve cezariane me karakteristikat e sistemit shëndetësor në spitalet publike të Kosovës. Studimi u krye në 5 spitalet më të mëdha publike në Kosovë ku 859 gra u anketuan. Seksionet cezariane (SC) kanë pësuar rritje në kohët e fundit dhe ky hulumtim diskuton faktorët që ndikojnë në rritjen e numrit të SC-së në Kosovë.

Kolegji Heimerer vlerëson lartë Prof. Ilir Hoxhën dhe Alban Fejzën për hulumtimin e tyre të rëndësishëm dhe ju dëshiron suksese tjera në të ardhmen.

https://bmjopen.bmj.com/content/9/4/e026702