Publikohet libri në gjuhën gjermane SHËNDET PËR TË GJITHË NE nga autor z. Petrit Beqiri

Publikohet libri në gjuhën gjermane SHËNDET PËR TË GJITHË NE nga autor z. Petrit Beqiri

Gjermani, Shkurt 2019

SHËNDET PËR TË GJITHË NE! Është libri i publikuar këtë javë( shkurt 2019) në gjermanisht nga autor z. Petrit Beqiri dhe bashkëautorë të tjerë nga Gjermania.

Ky libër trajton  temat se si të ketë qasje të barabartë dhe pjesëmarrje në burimet shëndetësore si dhe shembuj të mirë nga praktika.

Po ashtu libri konkretizon abstraktin ,,Kujdesi shëndetësor primar”, i cili paraqet qasje inovative dhe të barabartë në shërbimet shëndetësore dhe pasqyron strategji shumë të mira të cilat janë zbatuar me sukses.

Njëherësh në libër paraqiten shembuj nga praktika për realizimin e qasjeve te vetë përcaktuara dhe të barabarta në burimet shëndetësore dhe pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme të synuara (për qytetarë, migrantët, romët, gratë e grupmoshave 65+, përdorues të aplikacioneve shëndetësore, persona në situata të vështira  të jetës) në vende të ndryshme (Gjermani, Austri, Rumani) dhe me një spektër shumë dimensional të shërbimeve (këshillim shëndetësor, këshillim për përkujdesje infermierore, promovimin e shëndetit, jetesës së shëndetshme, digjitalizimin ne kujdesin shëndetësor, shëndetësi publike) etj.

Linku i librit Gesundheit für uns alle!

Petrit Beqiri, është ekspert i shkencave shëndetësore dhe infermierore dhe punon prej 12 viteve në shëndetësi në Mynih të Gjermanisë, si këshilltar dhe përfaqësues i pacientëve. Nga viti 2008 ai është i angazhuar si bashkëpunëtor shkencor dhe docent ne Universitetin e Mynih-ut, nga viti 2006 është docent në Universitetin e Prishtinës dhe nga viti 2010 në Kolegjin Heimerer në Kosovë.