Punëtori me logopeden nga SHBA, znj Denise Ciarlo

Punëtori me logopeden nga SHBA, znj Denise Ciarlo

Dje në Kolegjin Heimerer u mbajt një punëtori e udhëhequr nga znj. Denise Ciarlo, e cila gjatë një vizite disa-javore në Evropë, zgjodhi Kosovën dhe studentët e Kolegjit Heimerer për të mbajtur një trajnim mbi Kurrikulën Intensive të Artikulimit.

Zonja Ciarlo vjen nga SHBA (MA në Patologji të Gjuhës dhe të Folurit dhe MA në Studime Ndërkulturore) dhe për momentin punon në Programin e Doktoraturës në fushën e Logopedisë, punën e të cilit vendosi ta ndajë me studentët e Kolegjit Heimerer.

Punëtoria ishte mjaft interaktive dhe zgjoi interesin e afro 100 studentëve për të mësuar më shumë nga puna dhe përvoja e zonjës Ciarlo, e cila zgjodhi metoda interesante dhe mjaft kreative për t’i bartur njohuritë e saj tek studentët. Përshtypjet e zonjës Ciarlo mbi kulturën dhe ambientin me të cilat u rrethua gjatë punëtorisë së sotme ishin mëse pozitive dhe mesazhi që barti për studentët tanë ishte që studentët t’i aplikojnë këto njohuri në të ardhmen dhe të bëhen udhëheqës të profilit të logopedisë.