Rreth Nesh

Kolegji Heimerer – një institucion unik në rajon

Kolegji Heimerer njihet si institucion lider në edukimin e profesionistëve shëndetësor në Kosovë. Edhepse një institucion relativisht i ri i arsimit të lartë në Kosovë, Heimerer tashmë ka arritur sukses të jashtëzakonshëm përmes impaktit të  studentëve, alumni, dhe stafit akademik.

Kolegji Heimerer ofron një numër të larmishëm programesh në kuadër të shkencave shëndetësore në 6 programe akademike të akredituara , 5 nivel Bachelor – Infermieri (BSc), Logopedi (BSc), Ergoterapi, Teknik Laboratori, Pedagogji Profesionale në Shëndetësi/ Fusha profesionale infiermieri –  dhe 1 në nivel Master – Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore (MSc). Ne tërheqim studentë të pavarur me vullnet dhe gatishmëri për të bërë ndryshime pozitive në shëndetin e çdo komuniteti.

Studentët në nivelin Bachelor dhe Master në Heimerer mësojnë krah për krah me stafin akademik të cilët janë liderë akademik dhe profesionistë në fushën e shëndetësisë. Fokusi tek përvoja praktike u jep studentëve tanë përparësi në tregun e punës në nivel lokal dhe rajonal.

Studentët e Kolegjit Heimerer do të gjejnë një mjedis mbështetës që thekson rëndësinë e eksperiencës praktike në fusha të ndryshme të shkencave shëndetësore. Secili nga programet tona është dizajnuar për të përforcuar njohuritë, vlerat etike dhe aftësitë ndërpersonale të praktikës profesionale, dhe për të inkurajuar vlerat e përgjegjësisë civile, vullnetarizmit, dhe përsosmërisë akademike.

Mësoni më shumë rreth historisë së Heimerer

Staf akademik i jashtëzakonshëm – Edukatorë inovativ dhe të vlerësuar

Stafi akademik që ligjëron në Kolegjin Heimerer përbëhet nga edukatorë dhe ekspertë të shquar të cilët janë udhëheqës rajonal në fushat e tyre. Instruktorët tanë janë të njohur për kontributin e tyre në hulumtime dhe vazhdimisht sjellin të rejat e fundit në klasë. Ekspertiza dhe profesionalizmi i tyre u mundëson studentëve të shkojnë përtej teksteve shkollore dhe të trajtojnë çështjet e botës reale brenda industrisë shëndetësore. Një numër i madh i stafit akademik janë ekspertë të dalluar në fushat e tyre, duke fituar disa çmime akademike për punën e tyre.

Stafi akademik është i përkushtuar për inovacion të vazhdueshëm të metodave të mësimdhënies dhe është i gatshëm të plotësojë nevojën për trajnim kualitativ të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë dhe rajon. Strategjia jonë e mësimdhënies e vendos në qendër përvojën praktike të studentëve, kështu që të diplomuarit e çdo programi në kolegjin tonë janë të përgatitur për jetën pas kolegjit dhe lehtë adaptohen në ambiente të ndryshme pune.

Mësoni më shumë për stafin tonë akademik

Zhvillimi Profesional – të dedikuar për të formësuuar profesionistë kompetent dhe qytetarë të përgjegjshëm

Kolegji Heimerer mer primatin si institucioni kryesor me mundësi për zhvillim dhe përmirësim të aftësive profesionale përmes Programit Ndërkombëtar të Karrierës (PIK) dhe Qendrës së Karrierës (QAK). Studentët  dhe alumnit e Kolegjit Heimerer kanë qasje në trajnime të specializuara dhe në mundësi të zhvillimit profesional në mënyrë që të mbajnë hapin me kërkesat e tregut të punës. Institucioni ynë është i përkushtuar të përgatisë profesionistë shëndetësor me përgatitje adekuate akademike të cilët janë të përditësuar me përparimet teknologjike dhe praktikat e fushës.

Për shkak se kërkesat e tregut të punës brenda sektorit të shëndetësisë po ndryshojnë me ritëm të shpejtë, stafi ynë vazhdimisht ri-harton mundësitë dhe trajnimet e studentëve për rritje profesionale dhe personale. Ne ndërtojmë ura dhe partneritete që veprojnë si katalizatorë për ndërveprimin ndërmjet botës akademike dhe industrisë së shëndetësisë. Përmes mundësive si studimet në terren, praktikat, trajnimet dhe programet e shkëmbimit akademik, Kolegji Heimerer po i lidh studentët me punëdhënësit potencial.

Mësoni më shumë rreth mundësive për zhvillim profesional

Përkushtim për Hulumtime akademike

Njohuritë, mendimi, dhe pyetjet janë motivues qendror në Kolegjin Heimerer. Objektivi ynë është të kryejmë hulumtime që kanë kuptim në kontekstin social dhe ekonomik të vendndodhjes sonë gjeografike. Përpjekjet tona hulumtuese shkojnë krah për krah me angazhimin tonë për përgjegjësi dhe ndikim shoqëror. Stafi akademik në Kolegjin Heimerer është i përfshirë drejtpërsëdrejti në hulumtime dhe publikime që fokusohen në sfidat shëndetësore që përballen komunitete të ndryshme në nivel lokal, rajonal dhe global. Në anën tjetër, nxënësve u kërkohet të mendojnë jashtë kutisë dhe të kërkojnë zgjidhje jo konvencionale dhe kreative për çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin e komunitetit tonë dhe nevojat e industrisë shëndetësore.

Mësoni më shumë për hulumtime të studentëve dhe stafit tonë akademik