Sekretari i përgjithshëm

Sekretari, një rol me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta, është zyrtari më i lartë ekzekutiv dhe administrativ  i Kolegjit Heimerer. Sekretari në Kolegjin Heimerer ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  1. Udhëheq Njësinë Administrative të Kolegjit
  2. Ndihmon Rektorin në udhëheqjen administrative të institucionit;
  3. Zhvillon dhe mirëmban sistemet informative të menaxhimit dhe përgatitë dhe organizoni të dhënat për menaxhim;
  4. Përgatitë teknikisht procesin buxhetor;
  5. Mirret me çështje të tjera që kërkohen nga Bordi Drejtues, Rektori, dhe të cilat nuk janë të përcaktuara me Statut.

FUSHAT E PËRGJEGJËSISË

Sekretari është përgjegjës për çështjet profesionale, administrative dhe teknike të Institucionit në këto fusha kryesore të përgjegjësisë:

  1. Administrim institucional
  2. Administrim i personelit
  3. Administrim teknik i studimeve dhe studentëve

MSc.Adem Spahiu

adem.spahiu@kolegji-heimerer.eu

Adem Spahiu kreu studimet bazike në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik i Përgjithshëm dhe pastaj vazhdoj me studimet Master në Drejtimin Civilo-Juridik .

Përmes projektit të GTZ ka ndjekur një trajnim dyvjeçarë mbi të drejtën Europiane dhe Aqui Communautaire, trajnim të cilin e ka finalizuar në Kolegjin e Europës në Bryzh të Belgjikës, si studim post-diplomik dhe i çertifikuar me ECTS.

Adem Spahiu ishte dhe vazhdon të jetë një ndër gjyqtarët e parë të Arbitrazhit në Republikën e Kosovës.

Adem Spahiu ka përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë që nga viti 2010 në Kolegjin Heimerer si dhe është mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë në degën e Infermierisë nga viti 2014. Ai poashtu ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme që i ka mbajtur në organizatën MDA, UNICEF, HANDIKOS, Shoqatën për Mbrojten e Fëmijëve dhe njëkohësisht ka shumë çertifikata të vlefshme kombëtare dhe ndërkombëtare, një pjesë e të cilave janë të njohura edhe me ECTS.