Sherbimet Online

Shërbimet elektronike dhe udhëzuesit

Kolegji Heimerer ofron studentëve dhe stafit të vet një sërë shërbimesh elektronike, për komunikim dhe menaxhim efikas të proceseve të mësimdhënies dhe për mësim nxënies. Më poshtë keni listën e disa shërbimeve elektronike dhe udhëzimet thelbësorë për studentët

SIMS

SIMS

SIMS apo Sistemi Informativ i Menaxhimit të Studentëve është platformë e brendshme e Kolegjit Heimerer, në të cilën studentët kanë mundësi që të kryejnë shërbimet e tyre më lehtë, të informohen, të paraqesin provimet, të shohin notat, orarin e ligjëratave ushtrimeve, provimeve, ngjarjeve të ndryshme si dhe të paraqesin kërkesat për shërbimet që ofrohen nga shërbimi i studentëve.

Udhezim per Sims: https://issuu.com/kolegji-heimerer/docs/udhezuesi_sims_student

Udhezim per paraqitjen e provimeve : https://youtu.be/LJBTEx6Vtc4

Moodle

Moodle

Platforma Moodle është platformë që përdorë Kolegji Heimerer për të lehtësuar punën e studentëve dhe stafit akademik dhe të bëjë më të lehtë zhvillimin e mësimit dhe qasjen në literaturë.

Telekonferneca

Telekonferenca

 

Një telekonferencë ose teleseminar është shkëmbimi i drejtpërdrejtë i informacionit ndërmjet disa personave dhe makinave të largëta nga njëra tjetra, por të lidhura nga një sistem telekomunikacioni.

Përmes projektit Telekonferenca, studentët dhe profesorët do të mund t’i organizojnë ligjëratat online, t’i ndjekin ato nga kudo që ndodhen dhe ofron mundësi të shumta për profesorët, studentët si dhe për kolegjin në përgjithësi. Projekti i tillë është i vetmi në Kosovë dhe rajon.

Posta elektronike

e-mail

Ky projekt ju ofron studentëve komunikim më të shpejt, chat, kalendar dhe shumë mundësi tjera. Tash e tutje, edhe komunikimi mes studentëve do të
bëhet përmes postes elektronike zyrtar.  Linku për kyçje: www.gmail.com

Google Drive per Studente

Google Drive

Google Drive është shërbim online që mundëson ruajtjen dhe sinkronizimin e të dhënave dhe dosjeve e krijuar nga Google.Ky shërbim i mundëson përdoruesit të ruaj të dhënat e tij ne cloud, të ndaj këto të dhëna, dhe të modifikoj dokumente, fletët e kalkulimeve (spreadsheets) dhe prezantime me bashkëpunëtor. Google Drive përmban Google Dokumentet (ang.Google Docs), Fletët (ang. Sheets), dhe Slajdet (ang.Slides), një paketë për zyre, e cila mundëson punimin e më shumë bashkëpunëtorëve në një dokument njëkohësisht, në një tabelë kalkulimesh, prezantime, vizatime, forma, dhe shumë tjera.

Trajnime ne Google

Trajnime per Google 

Eksploroni pasionet tuaja dhe zbuloni aplikicationet të reja duke u përfshirë

Gmail, Calendar, Drive, Docs,

Sheets, Slides, Forms, Sites,

Groups,Google+,

Android,iOS,Keep,Cloud Search,Hangouts Meet,Hangouts Chat

 

E - Bibliotekë

e-Biblioteka  Kolegjit Heimerer

(* shfryzohet vetëm brenda Kolegjit Heimerer)

Libraria elektronike apo e-library është një nga
shërbimet që ofron Kolegji për të pas më të lehtë
qasjen e studentit në literaturën bazë. e-library po
ashtu ju mundëson studentëve që të kenë qasje të
pa kufizuar në të gjitha librat që posedon Kolegji e
edhe në disa libra ndërkombëtarë te të cilat Kolegji
ka siguruar qasje.

ID Kartela

Kartelë multifunksionale
Kartelat studentore identifikuese, janë kartela unike
deri me tani. Këto kartela shërbejnë për identifikim
të studentëve si dhe për t’i shfrytëzuar shërbimet
për studentë brenda dhe jashtë Kolegjit Heimerer.
Kartela mundëson edhe kyqjen në SIMS & Moodle
përmes numrit të ID-së.

Kabineti i Kompjuterëve

Biblioteka dhe Kabineti i Kompjuterëve në Kolegjin Heimerer janë të hapur çdo ditë pune, nga ora 9:00 deri në ora 17:00.

Biblioteka dhe Kabineti ndodhen në hyrjen C, kati i IV-të.

Udhëzimet për Shërbimet Online

Kolegji Heimerer ofron studentëve dhe stafit të vet një sërë shërbimesh elektronike, për komunikim dhe menaxhim efikas të proceseve të mësimdhënies dhe për mësim nxënies. Më poshtë keni listën e disa shërbimeve elektronike dhe udhëzimet thelbësorë për studentët

Udhëzim për Sims

SIMS

Këtu mund të shihni ​udhëzimin për SIMS

Udhëzim për Moodle

Këtu mund të shihni  ​udhëzimin për Moodle

Udhëzim për Telekonferenca

Për më shumë detaje lidhur me funksionimin e këtij projekti si dhe procedurën e startimit, ju lutem kyçuni në sistemin MOODLE me adresën tuaj zyrtare dhe shikoni këtë video sqaruese duke klikuar më poshtë:  KLIKO KËTU

Udhëzimin për posten elektronike

e-mail

Këtu mund të shihni  ​udhëzimin për email!

Udhëzimin për Google Drive

Google Drive

Këtu mund të shihni  ​udhëzimin për google drive!

Status

Status

Lajme të mira -ne kemi hapur faqen zyrtar status.kolegji-heimerer.eu per te informuar statusin e shërbimeve online