Aktivitetet

Edicioni 13

SIMPOZIUMI NDËRKOMBËTAR I SHKENCAVE SHËNDETËSORE

Konferenca e infermierisë

KONFERENCA NDËRKOMBËTARE E INFERMIERISË

Trajnimi mbi mbrojtjen gjatë pandemisë

DISKTUTIME PËR AVANCIME SHKENCORE
SIMPOZIUMET

Simpoziumi Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore & Objektivat kryesore

Simpoziumi Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore, organizuar nga Kolegji Heimerer në bashkëpunim me organizata të tjera, synon të promovojë shkencat shëndetësore dhe të prezantojë fusha të reja shëndetësore për komunitetin kosovar. Simpoziumi shërben si një platformë për përvetësimin e njohurive të reja dhe diskutimin e sfidave me të cilat përballen profesionistët e shëndetësisë në nivel global. Çdo vit, simpoziumi përqendrohet në një temë me rëndësi të veçantë në sektorin e shëndetësisë. Tema e simpoziumit përcakton llojin e punëtorive dhe prezantimeve që do të organizohen. Ligjërues dhe prezantues kombëtar dhe ndërkombëtar të simpoziumit janë ekspertë në fusha të ndryshme shëndetësore. Simpoziumi gjithashtu ofron një mundësi për hulumtuesit dhe studentët e rinj për të shfaqur ide dhe zbulime të reja përmes prezantimit të posterëve.

Për web faqen e simpoziumit kliko ketu
Objektivat kryesore të simpoziumit

Të bashkojë profesionistë të njohur shëndetësor, ekspertë, hulumtues dhe gazetarë nga vende të ndryshme për të diskutuar çështjet aktuale dhe sfidat në shkencat shëndetësore; për të krijuar një forum diskutimi që do të shërbejë si një platformë për ndarjen e ideve, strategjive dhe hulumtimeve të reja në shkencat shëndetësore; për të nxitur bashkëpunimin midis hartuesve të politikave dhe hulumtuesve shëndetësor me qëllim të përmirësimit të shkencave shëndetësore; të sensibilizojë shoqërinë për sfidat në fushën e shkencave të shëndetit.
Tryezë Diskutimi

Sfidat dhe siguria e punëtorëve të laboratorit gjatë periudhës me Covid-19

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore Laboratorike, me organizim nga Kolegji Heimerer dhe mbështetje nga projekti- GIZ COVID-19 përditësimi dhe përmirësimi i qëndrueshëm i sigurisë së pacientëve /stafit dhe higjienës spitalore në Kosovë, është mbajtur Tryezë Diskutimi me temën: Sfidat dhe siguria e punëtorëve të laboratorit gjatë periudhës me Covid-19. Në tryezën e rrumbullakët ishin të pranishëm partnerë nga laboratoret private, përfaqësues nga Instituti i Patologjisë, Hematologjisë, Transfuzionit, laborant nga reparti i Emergjencës dhe Infektives nga QKUK, studentë dhe profesorë nga Kolegji Heimerer.

Kjo tryezë diskutimi u dha mundësinë të pranishmëve te diskutojnë më shumë për rëndësinë e punëtorëve te laboratorit, sfidat dhe adaptimet që ata duhej të kalonin në përballje me pandeminë, duke marrë parasysh që vëmendja gjatë periudhës me Covid-19 ishte më shumë tek infermieret dhe mjekët, ani pse roli i punëtorëve të laboratorit është kyc për diagnostikim, monitom dhe shërim të pacientëve.

Si përfundim nga kjo tryezë kuptuam që duhen punëtorë laboratori për secilin repart me profilizim specifik dhe se përfshirja e tyre në shkencë duke hulumtuar kontribojnë në punën klinike dhe avansimin profesional të tyre me të rejat që sjellë shkenca,prej nga konkludojmë edhe nevojën e tregut për nivelin Master të Shkencave Mjekësore Laboratorike. Nderi dhe respekti shkon te të gjithë ata që kontribuan në mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Andaj me fanatizëm dhe me kujdes, do ta ruajmë dhe mbajmë kujtimin për të gjithë mantelbardhët, mjek, infermier, laborant që u “kacafyten” me virusin COVID 19.