Shkolla Verore Migrimi dhe çasja multidiciplinare hapë aplikimin

Shkolla Verore Migrimi dhe çasja multidiciplinare hapë aplikimin

Qëllimet: në vitet e fundit tema migrimi dhe shëndeti ka marr vëmendjen e veqant, shkolla verore e sjellë këtë temë në vëmendjen e ekspertëve, ligjëruesve, studentëve ndërkombëtarë dhe vendor. Kolegjin Heimerer ofron ligjërata interdicilinare rreth ndikimi të migrimit në shëndet dhe në fusha të tjera të jetës së njeriut.

Shkolla synon të forcojë njohuritë e pjesëmarrësve rreth temave të migrimit, ligjëratat janë kombinim i leksioneve, seminareve dhe diskutimeve interaktive. Kolegji do të përbëhet nga ekspertë ndërkombëtarë që vine nga vendet e ndryshme dhe me eksperiencë relevante në fushën e migrimit.

Participantët: Shkolla verore i adresohet studentëve nga universitetet ndërkombëtare dhe vendore, atyre që janë të interesuar të zgjerojnë njohurit e tyre për migrimin nga perspektivat e ndryshme. Ne inkurajojmë që të aplikojnë të gjithë studentët me nivel të studimeve Bachelor dhe Master që janë të interesuar në këtë teme, si dhe njoftojmë që ligjëratat do të ofrohen në gjuhën angleze.

Programi: Tema e shkollës verore është Migrimi dhe Shëndeti- Multidicilinariteti, programi do të ofrohet me ligjërata interaktive, workshop, debate, gjithashtu program planifikon kohë të posaqme për studime të pavarura dhe hulumtime. Programi do të përfshijë specialistë dhe ekspertë me përvojë në temat e migrimit. Metodologjia që do të përdorim në ligjërata dhe punëtori janë: Mësimi i bazuar në probleme, Mësimi i bazuar në hulumtime dhe Mësimi i bazuar në projekte. Po ashtu, studentët do të ndahen në grupe të ndryshme, ku secili grup do të ketë mentorin e vet dhe së bashku do të punojnë në nxjerrjen e skemave të projekteve të ndryshme dhe materialeve hulumtuese (varësisht nga zgjedhja e grupit).

Pjesëmarrësit do të inkurajohen të përkthejnë problemet e perceptuara të migrimit në pyetjet kërkimore shkencore. Qasjet e ndryshme në studimin e migrimit (shëndetësore, politike, ekonomike, sociologjike, ligjore dhe historike) do t’u mundësojnë pjesëmarrësve të kthehen në shtëpi me një bagazh më të madh të njohurive dhe shkathtësive për migrimin si fenomen më komplekse që prekin qeveritë dhe shoqëritë anë e mbanë globit.

Programi Social:

Gjatë shkollës verore, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme atraktive: vizitë Muzeun e Qytetit Prishtinë dhe Muzeun Etnologjik Prishtinë, Shpella e Gadimës Lipjan, qytetin e Prizrenit, si qytet atraktiv dhe me arkitekturë të posaçme, party, gara bowling e të tjera.

Vendndodhja: Shkolla verore zhvillohet në Kolegjin Heimerer në Prishtinë. Të gjithë pjesëmarrësit inkurajohen të sjellin laptopin e tyre.

Numri i pjesëmarrësve vendor është 10,

Studentët që janë të interesuar duhet të paguajnë shumën 50 euro, me këtë shumë përfshihen materialet e kursit, qasje në bibliotekë fizike dhe elektronike, qasje në WiFi, aktivitete shoqërore, dreka me pauza të kafës.

 

Linku për aplikim http://eepurl.com/gko5d1