Dekanati Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi

Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi BSc

Dekan i Programit

MD. PhD. Bernard Tahirbegolli

bernard.tahirbegolli@kolegji-heimerer.eu

Bernard Tahirbegolli i lindur me 05.10.1985, në Pejë, studimet themelore i kreu në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë, Departamenti Mjekësi e Përgjithëshme dhe më pastaj vazhdoj me studimet e Doktoratës në Shëndet Publik në Universitetin e Stambollit në Stamboll, Turqi. Aktualisht është në përfundim të edukimit specialistik në lëminë e Mjekësisë së Sportit.
Bernard Tahirbegolli ka një përvojë të konsiderueshme në edukim dhe promovim shëndetësor (2003-2011). Ka punuar si këshilltar i jashtëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Bernard Tahirbegolli ka marrë pjesë në shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare. Është autor i dy libërthave, shumë abstrakteve dhe punimeve shkencore nëpër revista të ndryshme ndërkombëtare.
Bernard Tahirbegolli është i martuar dhe ka dy fëmijë. Përveq gjuhës Shqipe flet rrjedhshëm edhe Anglisht dhe Turqisht.

 

Asistente e Programit

Msc.Blerta Kryeziu

blerta.kryeziu@kolegji-heimerer.eu
Blerta Kryeziu studimet themelore i ka të përfunduara  në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë, Departamentin e Infermierisë dhe Mamive.

Aktualisht është në përfundim të studimeve Master MSc. Edukimi në Kujdesin Shëndetësor, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë.

Përvojë pune në lëminë e stomatologjisë për gjashtë vite me radhë dhe katër vite në lëminë e gjinekologjisë me obstetrikë.

E angazhuar si staf akademik përgjatë  dy viteve në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë.

Në Kolegjin Heimerer puna e saj është e fokusuar në organizimin dhe mbikëqyrjen e  mbarëvajtjes së praktikave në Departamentin: Pedagogji Profesionale në Shëndetësi/ Fusha Profesionale Infermieri po ashtu edhe asistente në disa module në Departamentin e Infermierisë.

 

Referente e Programit

Larglinda ADEMI

larglinda.ademi@kolegji-heimerer.eu

 

Telefon: 00381 38 555 099

Mobil:  +37744 952 462/ +38649947343

Orari i punës:

E hënë- e shtune: 08:30 – 16:30 dhe 11:30 deri 19:30