Urime 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

Urime 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

Kolegji Heimerer ka arsye për shumë gjëra të jetë krenar!

Por, ndër vlerat më të mëdha të institucionit është edhe trajtimi në mënyrë të barabartë gjinor i të gjithë bashkëpunëtorëve.

Sot, më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas me shumë mburrje e themi se mbi 51% e stafit të Kolegjit Heimerer janë gra të suksesshme të cilat punojnë në pozita udhëheqëse si në bord, menaxhment, udhëheqëse departamentesh, ligjëruese, koordinatore, pozita administrative, etj.

Prandaj, sot kemi arsye për të festuar dhe për të dhënë shembull tek të tjerët se si Kolegji Heimerer ofron mundësi të barabarta punësimi dhe trajtimi për të gjithë!

Urime 8 Marsi

#KolegjiHeimerer

*Në foto janë vetëm një pjesë e bashkëpunëtoreve