Stafi i Kolegjit Heimerer viziton shkollat ​​e mesme nëpër Kosovë

Stafi i Kolegjit Heimerer viziton shkollat ​​e mesme nëpër Kosovë

Data e diplomimit është afër për nxënësit e shkollave të mesme. Semestri i fundit i vitit të fundit në shkollën e mesme përfaqëson një periudhë të rëndësishme për ta, pasi është koha kur zgjedhin universitetet/kolegjet në të cilat dëshirojnë të aplikojnë.

Stafi i Kolegjit Heimerer përpiqet të prezantojë para tyre informata në lidhje me programet akademike dhe mundësitë unike që Kolegji Heimerer ofron dhe krahas kësaj është duke dhënë edhe këshilla për jetesë më të shëndetshme, duke pasur parasysh që shëndeti duhet të jetë prioritet.

Kjo paraqet përkushtimin e kolegjit për të informuar maturantë të interesuar për të studiuar në fushat shëndetësore dhe për mundësitë akademike dhe jo-akademike në shëndetësi. Në fund të prezantimit, studentët plotësojnë një pyetësor i cili i informon ata se sa janë duke jetuar shëndetshëm dhe i udhëzon të reflektojnë mbi shprehitë që ndikojnë në shëndetin e tyre.

Dhjetë mijë maturantë pritet të marrin pjesë në këto seanca informuese nëpër shkolla të ndryshme nëpër Kosovë. Vizitat nëpër shkolla përfaqësojnë përpjekjen e Kolegjit Heimerer për të ndikuar pozitivisht në të ardhmen e brezit të ri.