Të gjeturat e tryezës  “Kujdesi parësor Shëndetësor në Kosovë – Çasja gjithëpërfshirëse”

Të gjeturat e tryezës “Kujdesi parësor Shëndetësor në Kosovë – Çasja gjithëpërfshirëse”

Më 5 Prill, Dekanati i Programit Pedagogji Profesionale Në Shëndetësi/ Fusha Profesionale Infermieri në Kolegjin Heimerer organizoj tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit me një pjesëmarrje dhe përfaqësim të gjerë nga akterë të ndryshëm relevant të shëndetësisë me që rast u diskutua për Kujdesin Parësor Shëndetësor në Kosovë: Qasja Gjithëpërfshirëse.

Ndër pikat kryesore që kanë dalur nga tryeza veçojmë:

–          Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSH) është porta e parë ku qytetarët duhet të kyçen dhe të marrin shërbimet shëndetësore në sistemin shëndetësor.

–          Qytetarët e vendit vazhdojnë të kenë barriera ekonomike dhe fizike në qasjen në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

–          KPSH qëndron më mirë sesa nivelet tjera të kujdesit shëndetësor kur bëhet fjalë për aferat korruptive, menaxhimin dhe planifikimin edhe pse ende ka barriera dhe sfida serioze në planifikimin dhe shpërndarjen adekuate të QMF-ve dhe personelit shëndetësor në raport me dendësinë e popullsisë.

–          Kemi një ngritje të buxhetit vjetor të alokuar për KPSH por nuk është e mjaftueshme.

–          Nuk kemi një shpërndarje të barabartë buxhetore për Kujdesin Parësor Shëndetësor nëpër komuna, prandaj është e nevojshme një rishqyrtim të formës së financimit të KPSH duke pasur parasysh numrin e banorëve dhe numrin e shërbimeve të dhëna në regjionin përkatës.

–          Vazhdojmë ta kemi sfidë cilësinë e shërbimeve shëndetësore të ofruara në KPM.

–          Aktualisht në tërë Kosovën në KPSH janë të punësuar 522 mjek familjar dhe ky numër është i pamjaftueshëm për shërbime shëndetësore cilësore të kujdesit parësorë, lehtë të qasshme dhe pa barriera.

–          Për të arritur një planifikim strategjik sipas shpërndarjes zonale dhe me një portfolio për një mjek familjar me 2 mijë qytetarë të regjistruar, Kosovës I nevojiten se paku edhe 420 mjek tjerë familjar që ti punësoj në KPSH.

–          Kemi nevojë për ngritjen e kapaciteteve menaxheriale në shëndetësi dhe njëherësh duhet të i ikim improvizimeve dhe veprimeve të pa planifikuara. Planifikimi i drejtë dhe i bazuar në evidencë është qelës i suksesit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore.

–          Fondi i Sigurimeve Shëndetësore aktualisht ka resurse të limituara humane, andaj për të marrë rolin e paraparë me ligj dhe për një funksion të suksesshëm të tij duhet të plotësoj zbrazëtirat në strukturën organizative.

–          Vendimmarrësit si në nivelin komunal dhe atë qëndror duhet të shfrytëzojnë kapacitetet dhe resurset në shoqërinë civile dhe institucionet e arsimit të lartë në vend në hartimin dhe planifikimin e strategjive për një shëndetësi më të mirë.