Teknik Laboratori (BSc)

Teknik Laboratori (BSc)

3 vite | 180 kredi

Kolegji Heimerer është i përkushtuar të ketë një ndikim shoqëror duke u fokusuar në përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor përmes edukimit të profesionistëve dhe menaxherëve kompetent shëndetësor. Kjo filozofi e kujdesit dhe e përgjegjësisë shoqërore ka motivuar krijimin e programit Teknik Laboratori (BSc). Programi Teknik Laboratori në Kolegjin Heimerer arsimon teknik laboratori të cilët janë të përkushtuar për mirëqenien dhe shëndetin e pacientit.

Ndryshimet e shpejta dhe zhvillimet në shkencë e teknologji kërkojnë zhvillimin e fushës së diagnostikimit mjekësor. Një teknik laboratori është shtylla e çdo ekipi të kujdesit shëndetësor dhe përfaqëson pikën fillestare për diagnostikimin, zbulimin, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes. Programi i Teknikut të Laboratorit (BSc) është krijuar për të ofruar mbështetje për ekipet shëndetësore në Kosovë dhe rajon. Gjatë këtij programi 3-vjeçar studentët do të përfitojnë përvojë praktike duke punuar së bashku me shkencëtarët mjekësorë dhe hulumtues klinik në laboratorët e jashtëzakonshëm dhe hapësirat për hulumtim në Kolegjin Heimerer. Studentët do të ekspozohen ndaj teorisë dhe praktikës në të gjitha fushat e patologjisë klinike siç janë kimia klinike, hematologjia laboratorike, bakteriologjia, parazitologjia, virologjia, mykologjia, imunologjia, histologjia, citologjia, transfuzioni dhe mjekësia eksperimentale e bërthamore.

Kurrikula e programit të Teknik Laboratori ofron një edukim multidisciplinar që thekson komunikimin, hulumtimin dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Pas diplomimit, studentët do të jenë të përgatitur të përdorin teknikat e avancuara dhe aftësitë adekuate për të kryer eksperimente të standardeve të larta në çdo laborator modern. Të diplomuarit e këtij programi mund të punojnë me lehtësi në çdo laborator bashkëkohor dhe do të jenë në gjendje të punojnë si:

 

  • Teknik Laboratori në Biokimi
  • Teknik i Laboratorit të Spitalit
  • Teknik Laboratori Mjekësor
  • Mikrobiolog
  • Diagnostikues molekular
  • Asistent i Patologut
  • Asistent mjekësor
  • Asistent hulumtues
Dekan i Programit Shkencat Shëndetësore Diagnostike

Dr. Valon Morina

 

Asistente e Programit

PhD Cand. Dua Danjolli-Hashani

Dua Danjolli-Hashani ka përfunduar Fakultetin e Kimisë në Universitetin e Prishtinës ndërsa studimet master i ka përfunduar në degën Biokimi Mjekësore në Universitetin Balikesir, në Turqi. Tani është në vazhdim të studimeve të doktoratës, drejtimi Biokimi, në Universitetin Trakya, në Turqi. Përderisa studionte në Turqi, ajo ishte asistente në Universitetin Balikesir, për lëndët: Kimi Klinike dhe Biokimi, ndërsa edhe ka punuar në Spitalin Zbatues dhe Hulumtues të Shëndetësisë, në laboratorin biokimik, në Balikesir. Nga viti 2017 është e angazhuar në Kolegjin Heimerer si ligjëruese e disa moduleve profesionale dhe asiston në mbajtjen e praktikave në programin ‘Teknik Laboratori”

SEMESTRI I-RË

Shkenca Sociale te Aplikuara

Bazat te Bioanalizës

Baza të Biomjekësisë

Lëngje të trupit 1

 

SEMESTRI II-TË

Vendosje Klinike 1

Vendosja Klinike II

Bazat e Komunikimit dhe Informacionit

Diagnoza Laboratorike, sistemet organike dhe Funksionet

Diagnoza Laboratorike- Lëngjet e trupit 2

Sistemet Organike dhe qelizat 1

 

SEMESTRI III-TË

Sistemet organike dhe Qelizat 2

Struktura molekulare dhe qelizore

Diagnostikë Laboratorike, Sistemet Organike dhe Qelizat

Metodat e Hulumtimit Shkencor

Reflektim ne procesin e mesimnxenjes 3+

Praktika Klinike II

 

SEMESTRI IV-TË

Vendosje Klinike 2 (75 orë)

Informacion dhe Komunikim ndërkombëtar

Diagnostika Laboratorike e Qelizave dhe Struktura Molekulare

Menaxhimi i cilesise ne sisteme shendetesore

Metodat e Hulumtimit Shkencor

Vendosja Klinike 2 (125 orë)

 

SEMESTRI V-TË

Informacion dhe Komunikim Profesional

Menaxhim i Projektit dhe Hulumtim

Vendosje Klinike III

 

SEMESTRI VI-TË

Profesionalizmi dhe Akademizimi

Ligji dhe Ekonomia ne Sistemin e Ruajtjes se Shëndetit

Informacion dhe Komunikim Profesional 2

Vendosje Klinike III