Thirrje për aplikim për student nën KA107 ERASMUS +

Thirrje për aplikim për student nën KA107 ERASMUS +

Kolegji Heimerer (HC), në partneritet me FH Karnten (Austri) në Austri, Klagenfurt, është shpërblyer me dy grante për mobilitet nga Komisioni Evropian përmes programit ERASMUS +.

 

Kush mund të aplikojë?

Të gjithë studentët e regjistruar të Programit të Infermierisë pavarësisht nga nacionaliteti i tyre, që kanë njohuri të nivelit B2 të gjermanishtes, janë të ftuar të aplikojnë për këtë mundësi.

 

Kur do të ndodhë mobiliteti?

Mobiliteti përkatës (tre muaj trajnimi) është planifikuar të zhvillohet gjatë muajve korrik deri në tetor 2019.

 

Si të aplikoni?

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në këtë adresë e-mail: anyla.pula@kolegji-heimerer.eu

  • Formulari i aplikimit – i bashkangjitur
  • Certifikata gjuhësore – CEFR (Korniza e Përbashkët Evropiane e Referencës për Gjuhët) ose ndonjë provë e ngjashme që keni mësuar nivelin B2 të gjermanishtes
  • Letra e motivimit – jo më shumë se 600 fjalë
  • Referenca e dekanit / tutorit – Kërkohet vetëm një letër referimi.
  • CV
  • Transkripta e Notave

Koncept ndërkombëtarizimi – Shpjegoni se si kjo lëvizshmëri do të kontribuojë në të ardhmen tuaj. Jo më shumë se 600 fjalë, duke u përmbajtur pyetjeve të mëposhtme:

– Arsyet për zgjedhjen e kësaj praktike

– Përshkrimi i përgjegjësive primare të planifikuara gjatë praktikës

– Përshkrimi i asaj se si praktika përputhet me planet tuaja të karrierës

 

Kur është afati i aplikimit?

Afati i fundit për aplikim është 22 mars

 

Kur do të publikohen rezultatet e rekrutimit?

Rezultatet e studentëve të përzgjedhur do të publikohen më 25 Mars me email.

 

Ku mund të merrni informacion shtesë?

Për çdo informacion tjetër ju lutemi kontaktoni zëvendës-rektorin për bashkëpunim ndërkombëtar: adnan.hoxha@kolegji-heimer.eu

Aplikacioni:  Application Form for student mobility (1)

 

Gjithashtu, ju lutem konsultoni dokumentin e botuar në këtë link: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/sites/erasmusplus2/files/international-credit-mobility-handbook_en.pdf