Vend i lirë pune si Asistent/e për projekte dhe hulumtime

Vend i lirë pune si Asistent/e për projekte dhe hulumtime

BPrAL Kolegji Heimerer

Bazuar në statutin si dhe në aktet tjera normative të brendshme të institucionit, BPrAL Kolegji Heimerer shpall:

KONKURS PUNE

Titulli:                Asistent/e për projekte dhe hulumtime

Departamenti:   Shkenca Shëndetësore Terapeutike: Logopedi

Kontrata:           1 vjeçare me mundësi vazhdimi

Orari: Plotë:      40 orë në javë

I raporton:         Dekanit të Programit Shkenca Shëndetësore Terapeutike: Logopedi

  1. ROLI

Asistent/e për Projekte dhe Hulumtime në bashkëpunim me Programin e Shkencave Shëndetësore Terapeutike: Logopedi dhe Zyrën për Projekte dhe Hulumtime.

Pritjet e Institucionit nga kjo pozitë janë që të ndihmojë në koordinimin me përpikëri të proceseve të ndërkombëtarizimit dhe hulumtimeve në mes të Dekanatit dhe ZPBN dhe ZH.

  1. PËRGJEGJËSITË

Ofron asistencë Dekanit në këto drejtime:

  1. Ndërkombëtarizim të programit;
  2. Zhvillim i projekteve të reja ndërkombëtare
  3. Sigurimin e fondeve shtesë
  4. Koordinim I projekteve te reja dhe atyre ekzistuese;
  5. Hulumtim dhe analizim I të dhënave për çështje relevante
  6. Planifikimi I planit të veprimit, kostove dhe monitorimit
  7. Koordinimi me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë
  8. Zhvillimin e moduleve profesionale
  9. Përgatitjen e raporteve të rregullta për progresin e arritur në zhvillimin e përmbajtjes së outputeve
  10. Përfaqësimi-pjesëmarrja në mbledhjet e grupe punuese të projekteve të programit
  11. Koordinimi në stafin e përfshire në realizimin me kohë dhe cilësi të produkteve profesionale të planifikuara në kuadër të projektit
  12. Sigurimi i qarkullimit të informacionit me kohë dhe i plotë tek partneret vendorë relevant në Kosovë
  13. Hulumtimi I partnereve relevant ndërkombëtare
  14. Prioritizimi I termeve të bashkëpunimit në fushën e programit dhe qasjeve të reja pedagogjike në shkencat Terapeutike dhe shëndetësore relevante – bashkëpunimi ndërkombëtarë
  15. Analizimi I ofertave/ për bashkëpunim ndërkombëtar
  16. Avancimi I interesave të institucionit në kuadër të konsorciumeve ndërkombëtare
  17. Koordinimi I procesit të përgatitjes së projekt-aplikacioneve
  18. Moderimin e takimeve të punës me qellim zhvillimin e inovacionit në nivel institucional
  19. Dizajnimin, zhvillimin dhe dorëzimin e narrativit të projekteve dhe raporteve financiare, si dhe produkteve të projektit;
  20. Realizimin e rezultateve kualitative të projekteve përmes përgatitjes kualitative të planeve të punës në baza vjetore dhe tremujore, duke përfshirë edhe të dhënat buxhetore;

Indikatori i performancës: Realizimi i hulumtimeve me studentë dhe staf akademik, mbështetja e tyre, aplikimi në projekte hulumtuese dhe projekte ndërkombëtare, implementimi i tyre sipas standardeve.

Ofron asistencë në hulumtime të departamentit dhe bashkëpunim me zyrën e hulumtimeve

  1. Përkrahja në organizimin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Shkencave Shëndetësore
  2. Përkrahja në organizimin e Konferencave Ndërkombëtare
  3. Përkrahja e studenteve në pyetjet që I kanë për të përfunduar hulumtimet e tyre për tema e diplomës.
  4. Përkrahja e studentëve në pyetjet që I kanë në lidhje me përdorimin e programit SPSS
  5. Pjesëmarrja në takimet javore të grupit të studentëve për hulumtime
  6. Organizimi I seminareve dhe workshopeve për të përkrahur rritjen e numrit dhe kualitetit të hulumtimeve shkencore.
  7. Inkuadrimi I drejtpërdrejte në hulumtime specifike shkencore si bashkautor dhe në ndihmën për publikimin e tyre.

Ofron asistencë në procesin e hartimit të planit vjetor të departamentit, për shtyllën e Ndërkombëtarizimit dhe të Hulumtimit

  1. Ndihmon në hartimit e planit vjetor për Shtyllën e Ndërkombëtarizmit dhe të Hulumtimeve
  2. Ndihmon në hulumtime statistikore të departamentit dhe analizimi i të dhënave

Indikatori i prformancës: finalizimi i planit vjetor dhe i raporteve periodike dhe vjetore

  • NJOHURITË, AFTËSITË DHE PRIRJET

            Arsimimi: BA ose MA në shkencat shëndetësore/edukimit ose të ngjashme.

            Përvoja: Minimumi 1 vit përvojë pune në pozitë të ngjashme.

Njohuritë: Mbledhja dhe analizimi i të dhënave, përpilimi i raporteve, njohja e gjuhës angleze (obligative) njohja e gjuhës gjermane (e preferueshme), Korniza Logjike e Projekteve, procesin e zhvillimit te projekteve,

            Aftësitë Personale: Organizimi; Menaxhimi i kohës; Aftësi komunikimi, Aftësi bashkëpunimi.

Aftësitë Teknike:    Njohja e përdorimit të pakove softuerike të kompjuterit për programet Word,

Excel, Power Point, SPSS, bazat e të dhënave dhe tabelave, si dhe internetit;

            Prirjet: Integritet, Besueshmëri, Diskrecion, Dinamik, Mendues kritik.

  1. Përshtatja e mjedisit
  1. Mbikqyresi/ja/menaxheri/ja konfidence dhe udhëheqje
  2. Pavaresi e rregulluar
  3. Mbeshtetje adekuate
  4. Vendosje e qarte dhe kuptim i rregullave dhe rregullores.
  5. Rregullim paraprak i Procedurave Operative nga Mbikqyresi

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë në info@kolegji-heimerer.eu dhe eleonora.maxhuni@kolegji-heimerer.eu , CV-në në formatin Europass së bashku me dëshmitë për përvojën paraprake të punës dhe përgatitjen shkollore.

Dita e fundit për aplikim është 28.01.2019, në ora 17:00.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

Kolegji Heimerer  ofron mjedis atraktiv  për punë arsimore  dhe profesionale dhe është një vend ideal për personat që kërkojnë të  aplikojnë  përvojën akademike edhe  profesionale. Kolegji Heimerer aplikon të drejta të barabarta në punësim për të  gjithë.