Vend i lirë pune Udhëheqës/e e/i Departmanetit të Marketingut dhe Relacioneve Publike

Vend i lirë pune Udhëheqës/e e/i Departmanetit të Marketingut dhe Relacioneve Publike

BPrAL Kolegji Heimerer

Bazuar në statutin si dhe në aktet tjera normative të brendshme të institucionit, BPrAL Kolegji

Heimerer shpall:

                                                                    KONKURS                 

 

Titulli:               Udhëheqës/e e/i Departmanetit të Marketingut dhe Relacioneve Publike

Departamenti:  Departmaneti i Marketingut dhe Relacioneve Publike

Kontrata:          1 vjeqare me mundësi vazhdimi

Orari:                Plotë – 40 orë në javë

I raporton:        Sekretarit të Përgjithshëm

 

  1. Roli

Roli i Udhëheqësit/es se Departamentit të Marketingut dhe Relacioneve Publike në Kolegjin Heimerer është që të udhëheqë departamentin e marketingut dhe relacioneve publike të Kolegjit Heimerer, ashtu si dakordohen me Sekretarin e Përgjithshëm dhe eproret tjerë në institucion.

 

  1. Përgjegjësitë

 

  • Merr pjesë aktivisht në zhvillimin dhe planifikimin institucional;
  • Zhvillon dhe koordinon aktivitetet e promovimit institucional dhe programeve të veçanta;
  • Udhëheqë procesin e definimin të mesazheve dhe aktiviteteve promovuese;
  • Përllogaritë dhe konsulton menaxhmentin për resurset që i nevojiten organizatës për aktivitetet promovuese;
  • Koordinon asistencën e jashtme që angazhohet në aktivitetet e marketingut;
  • Mbikëqyrë dhe drejton aktivitetet bazë promovuese si ueb-faqet, rrjetet sociale dhe të ngjashme;
  • Mban edhe ndërton raportet publike të institucionit si p.sh. me media, me partnerë institucional dhe ngashëm;
  • Përgatitë raporte të rregullta për menaxhmentin edhe Bordin e Institucionit.

Sipas fushave të përgjegjësisë si më sipër, përveç detyrave të tjera të përcaktuara nga aktet normative në fuqi, menaxhon aktivitetet e marketingut institucional dhe relacioneve publike në koordinimin të plotë me departamentet e institucionit edhe partnerët e jashtëm.

  • Indikatoret çelës të performances
  • Prioritetet e departamentit te marketingut dhe relacioneve publike të implementuara suksesshëm dhe në përputhshmëri me kohën.
  1. Njohuritë, Aftësitë dhe Zotësitë:
  • Edukimi: BA/Master në Ekonomik/Marketing ose fusha të ngjajshme nga Shkencat Sociale.
  • Eksperienca: Minimumi 5 vjet experiencë në nivelin ekzekutiv administrim/asistim.
  • Njohuritë: Administrim i zyrës, proceset dhe protokollet. Flet rrjedhshëm gjuhen shqipe dhe gjuhen angleze. Njohuritë e gjuhes gjermane janë poashtu të preferueshme.
  • Aftësitë personale: Organizimi dhe menaxhimi i kohës; komunikimi verbal dhe i shkruar; saktësi dhe vëmendje në detaje; takt dhe maturi; Aftësi komunikimi.
  • Aftësi teknike: Microsoft, Menaxhim i Zyrës; Administrative; Takimet; Menaxhim i Projekteve..
  • Respektimi i dinjitetit në paraqitje
  • Aftësi shumë të mira komunikuese me palët dhe stafin
  • Respektimi i kodit të veshjes uniformë të institucionit
  • Gatishmëri për aftësim të mëtutjeshëm, duke përfshirë pjesëmarrjen në trajnime dhe punëtori, që mendohen si të dobishme për ngritjen profesionale dhe mbështetjen e institucionit – të gjitha këto në koordinim të ngushtë me Përgjegjësin e Logjistikës.

 

  1. Përshtatja e mjedisit
  • Mbikqyrësi/ja/menaxheri/ja konfidencë dhe udhëheqje
  • Pavarësi e rregulluar
  • Mbështetje adekuate
  • Vendosje e qartë dhe kuptim i rregullave dhe rregullores.
  • Rregullim paraprak i Procedurave Operative nga Mbikqyrësi

 

 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë në info@kolegji-heimerer.eu dhe eleonora.maxhuni@kolegji-heimerer.eu , CV-në në formatin Europass ose një përshktim të njohurive që i ka për pozitën që aplikon, së bashku me dëshmitë për përvojën paraprake të punës dhe përgatitjen shkollore.

Dita e fundit për aplikim është 04.04.2019, në ora 17:00.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

Kolegji Heimerer  ofron mjedis atraktiv  për punë arsimore  dhe profesionale dhe është një vend ideal për personat që kërkojnë të  aplikojnë  përvojën akademike edhe  profesionale. Kolegji Heimerer aplikon të drejta të barabarta në punësim për të  gjithë.