Vizitë nga tutorët e BE-së në Kolegjin Heimerer

Vizitë nga tutorët e BE-së në Kolegjin Heimerer

Gjatë javës së kaluar në Kolegjin Heimerer kemi pasur vizitë nga tutorët e BE-së, prof. Stijn de Beats, nga Artevelde University College Ghent, Belgjikë, dhe prof. Anne Griet Brader nga Hanze Hogeschool, Holandë.

Gjatë kësaj vizite, tutorët mbajtën një ligjëratë për studentët e Programit të Ergoterapisë në Kolegjin Heimerer, me temën “Si të bëhet matja e punës: masat funksionale të rezultateve në Ergoterapi”. Poashtu, u mbajtën edhe takime me stafin akademik të Kolegjit Heimerer në lidhje me rishikimin e lëndëve mësimore CPD (Vazhdimi i Zhvillimit Profesional) të zhvilluara si aktivitete të paketave punuese në kuadër të Projektit SOCRE.

Qëllimi i vizitës së tutorëve evropianë, ishte të kontribuojnë në implementimin e aktiviteteve të mbetura të Projektit SOCRE (Zhvillimi i Rehabilimit Social përmes Edukimit), Projekt ky i mbështetur nga Komisioni Evropian në kuadër të Programit ERASMUS+, ku Kolegji Heimerer ka qenë anëtar i konsorciumit krahas partnerëve të tjerë nga Belgjika, Finlanda, Holanda, Portugalia dhe Rusia.