Vizitë nga vlerësuesi i jashtëm për Projektin SOCRE

Vizitë nga vlerësuesi i jashtëm për Projektin SOCRE

Gjatë javës së kaluar në Kolegjin Heimerer kemi pritur vlerësuesit nga Zyra e ERASMUS+ në Kosovë, si dhe vlerësuesin e jashtëm nga Anglia, z. Glyn Heath.

 

Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi i të arriturave dhe mbarëvajtjes së Projektit SOCRE (Zhvillimi i Rehabilimit Social përmes Edukimit), Projekt ky i mbështetur nga Komisioni Evropian në kuadër të Programit ERASMUS+, ku Kolegji Heimerer ka qenë anëtar i konsorciumit krahas partnerëve të tjerë nga Belgjika, Finlanda, Holanda, Portugalia dhe Rusia.

Gjatë kësaj vizite, vlerësuesit patën rastin të vizitojnë kabinetet ku u demonstrua puna e studentëve me pajisjet që janë beneficione nga Projekti SOCRE, mjete këto që tashmë janë në funksion gjatë punës me studentë dhe pacientë në Programet e Logopedisë, Ergoterapisë dhe Infermierisë. Poashtu, takime vlerësuese në lidhje me progresin e Projektit SOCRE u mbajtën edhe me grupin punues të Kolegjit Heimerer nga perspektiva organizative, akademike, si dhe ajo e qëndrueshmërisë dhe impaktit të këtij Projekti.