Wennberg International Collaborative (WIC) organizon Workshop në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer

Wennberg International Collaborative (WIC) organizon Workshop në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer

Për herë të parë vjen në Kosovë Wennberg International Collaborative (WIC) me Workshop-in e Politikave Shëndetësore që mbahet me 24-25 shtator, në bashkorganizim të Solidar Suisse Kosova, Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, dhe Kolegjit Heimerer.

Wennberg International Collaborative është organizatë ndërkombëtare e themeluar nga Dr. David Goodman nga Dartmouth Institute for Health Policy & Clinical Practice  (SHBA) dhe Profesor R. Gwyn Bevan nga  London School of Economics and Political Science (U.K.). Qëllimi kryesor është stimulimi i hulumtimit mbi shkaktarët dhe pasojat e ndryshimeve të paarsyeshme të kujdesit shëndetësor në mes të rajoneve dhe ofruesve.

Workshop-i i Politikës së WIC do sjell së bashku ekspertë kosovar, rajonal dhe ndërkombëtar, dhe politikëbërës e përfaqësues të shoqërisë civile me qëllimet e prezantimit dhe analizimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Kosovë.

Me kënaqësi ju njoftojmë se ekspertët si Dr David Goodman, Dr. Ilir Hoxha, Stephanie Tomlin MS MPA dhe Dr. George Little do të jenë në mesin e folësve kryesor.

Kliko këtu për të lexuar më shumë.