Zyra për Cilësi

Kolegji Heimerer ka për qëllim të ofrojë studime kualitative në shkencat shëndetësore. Në mënyrë që të garantojmë për kualitetin akademi kemi krijuar Zyrën për Cilësi që implementon procedeurat për vlerësim dhe aprovim të programeve. Pjesë e pandashme e përgjegjësive që i takojnë kësaj zyre janë edhe monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së implementimit të programeve. Për më tepër, Zyra për Cilësi ka përgjegjësi edhe implementmin e të gjitha Standardeve Ndërkombëtare për kualitet. Kjo Zyrë poashtu përcjell standardet e vendosura për zhvillim nga ana e Agjencionit të Akreditimit të Kosovës, komunikon me këta të fundit dhe me vlerësuesit e jashtëm që sjell agjencioni në Kosovë për vlerësim të programeve.

Linda Ukimeraj Harris

Udhëheqëse e Zyrës së Cilësisë

linda.ukimeraj@kolegji-heimerer.eu

Linda Ukimeraj Harris përfundoi studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filologjik,  Departamenti i Gjuhës Angleze ndërsa studimet Master i përfundoi në Menaxhim në Arsim në Departamentin e Pedagogjisë në të njëjtin universitet.. Aktualisht Linda Ukimeraj Harris është duke përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin e Lubljanës, në drejtimin Politikat në Arsim.

Përveç përvojës si mësimdhënëse, Linda Ukimeraj Harris ka përvojë edhe në programet e ndërtimit të kapaciteteve dhe ngritjes së cilësisë në arsim. Një prej projekteve të cilën e ka menaxhuar Ukmerraj Harris është edhe Projekti i Agjencisë Evropiane për Rindërtim për themelimin e Programit të Infermierisë dhe Mamive – bazuar në standardet evropiane – në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Linda Ukimeraj Harris gjithashtu ka përvojë si konsulente në programe të ndryshme fillimisht me Programin e USAID-it për Edukimin Themelor, ku ka qenë pjesë e hartimit të programeve trajnuese për drejtorët e shkollave dhe Këshillat e Shkollave. Më pasta, ajoj ka vazhduar si eksperte e arsimit në Projektin e GIZ-it për Arsimin Themelor në të cilin ka punuar në zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave dhe ka kontribuar në hartimin e disa doracakëve për trajnim për mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave.  Si konsulente vazhdon të punojë për projekte të Bankës Botërore me fokus në ngritjen e cilësisë së vlerësimit të nxënësve dhe në ngritjen e cilësisë së arsimit në përgjithësi.

Ferdane Simnica

Asistende në Zyrën për Hulumtime dhe Cilësi

Ferdane Simnica përfundoi studimet Bachelor në Prishtinë, në fushën Ekonomisë/Biznesit, dhe më pas vazhdoi studimet Master në Kolegjin“Riinvest” dhe për një vit tjetër në “Kolegjin Iliria” në Prishtinë, në fushën e Menaxhimit.

Simnica u punësua si hulumtuese në Institutin Riinvest në vitin 2008, dhe organizoi trajnime të ndryshme të Samiteve Ballkanike, në kuadër të kompanisë “EGNATIA Academy” me seli në Malejzi. Për të vazhduar edhe më tutje zhvillimin profesional, u inkuadrua në Spitalin Amerikan në Prishtinë, në departamentin e Burimeve Njerëzore.

Morri pjesë në trajnime të ndryshme, konferenca vendore dhe të huaja, duke u përfshirë në projekte për ngritjen e kapaciteteve profesionale. Për një periudhë të gjatë ka qenë e përfshirë në projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, Matra, Ada, Unmiku, Ambasadat Ndërkombëtare, në koordinim, menaxhim të projekteve, monitorim & vlerësim. Për pothuajse tre vite ishte e punësuar në Organizatën Françeze “Play International”, ku bënte koordinim, monitorim dhe vlerësim të proceseve të planifikuara. Vazhdon të punojë si konsulente në projekte të ndryshme duke synuar vetëdijësimin dhe ngritjen e cilësisë, ku nga viti 2015 është pjesë e vlerësimeve të PISA, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. Që nga mesi i vitit 2018 është bërë pjesë e familjes së Kolegjit Heimerer, në pozicionin e Zyrtares për Cilësi, e angazhuar në proceset e Akreditimit si dhe Vlerësimit dhe Monitorimit të brendshëm Institucional.