Zyra për Diploma

Diploma e Kolegjit Heimerer njihet nga universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në të gjitha vendet e botës. Numri i madh i studentëve që kanë vazhduar studimet në programet Master në universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit është një dëshmi e njohjes së diplomës së lëshuar nga Kolegji Heimerer. Studentët që diplomojnë në Kolegjin Heimerer kanë përparësi punësimi në Kosovë dhe jashtë vendit, veçanërisht në vendet gjermanfolëse.

Vlefshmëria e diplomës së Kolegjit Heimerer garantohet nga MASHT dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Për studentët e Kolegjit Heimerer të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet jashtë vendit ose të fillojnë punë, kjo zyrë ofron edhe aneksin e diplomës që përmban përshkrimin e detajuar të programit të studimit.

Diplomimi në Kolegjin Heimerer mbahet në tre kollokfiume. Të gjitha këto kollokfiume mbrohen para komisionit për diplomim, ku prezantohet puna e studentit gjë që siguron që punimi i diplomës të jetë mjaft cilësor dhe një hulumtim i plotë i lëndës e cila përzgjidhet të hulumtohet.