Zyra për hulumtime

Zyra për Hulumtime synon të zhvilloj aftësitë hulumtuese dhe komunikuese të studentëve.
Duke mbështetur idetë hulumtuese të studentëve dhe realizimin e tyre, ne synojmë ndërlidhjen e pjesës teorike në praktikë.  Kjo zyrë është në bashkëpunim të ngushtë me këshillin akademik, koordinatorin e programeve studimore, dhe punëtorët shkencorë me qëllim që të identifikoj nevojat e institucionit për hulumtim dhe të vijë në përfundime për orientimet hulumtuese që duhet të ketë institucioni. Gjithashtu, luan rol të rëndësishëm në mbështetjen e punëtorëve shkencorë dhe studentëve në orientimin dhe procesin e mësimit të aktiviteteve hulumtuese.

 

Alban Fejza

Udhëheqës i Zyrës së Hulumtimeve

alban.fejza@kolegji-heimerer.eu

Alban Fejza përfundoi shkollën e mesme në Waverly Shell-Rock High School, Iowa, USA. Pastaj filloi studimet në Atlantic Cape Community College (ACCC), New Jersey, ku edhe punoi si Tutor i Matematikës në Math Skills Lab të Learning Assitance Center të ACCC. Studimet Bachelor i përfundoi në Rochester Institute of Technology, me Merit Based Scholarship William-Clinton. Pasi që punoi për disa vite në Ministrinë e Economisë dhe Financave, i vazhdoi studimet Master përmes EU Scholarship Programme for Kosovo në lëminë e Statistikave të Aplikuara Sociale në Lancaster University, UK. Pas përfundimit të studimeve Master, u inkuadrua në koordinimin e European Social Survey (ESS) në Kosovë, drejtuar nga Centre for Comparative Social Surveys, City University London. Pas përfundimit të ciklit dyvjeqar të ESS, punoi disa vite si Hulumtues dhe Statisticient në organizatën Solidar Suisse, në projektin KOSANA (Pro-Shëndetësisë). Expertiza e Albanit përfshinë Statistikën, Hulumtimin, programet SPSS, STATA, R.

Hulumtuese dhe Mësimdhënëse

Orgesë Rafuna

orgesa.rafuna@kolegji-heimerer.eu

Orgesë Rafuna ka përfunduar studimet bachelor në drejtimin Psikologji, si dhe master në Psikologji Klinike dhe Shëndetësore, në Universitetin e Prishtinës. Përveç, profesionit të saj kryesor si Psikologe Klinike dhe Shëndetësore, ajo është e specializuar edhe në hulumtime dhe statistika. Gjatë kohës ajo gjithashtu ka qenë e përfshirë në projekte të shumta me organizata të ndryshme si UNDP dhe UNICEF. Për tre vjet, ajo është e përfshirë në projektin “D43”, që i është dhënë Universitetit Illinois në Çikago nga Instituti Amerikan Kombëtar i Shëndetit. Ku, qëllimi i këtij projekti është të ndërtojë kapacitetin e kërkuesve dhe institucioneve kërkimore në Kosovë duke angazhuar një grup studiuesish të rinj për të studiuar shëndetin, shëndetin mendor, aspektet sociale dhe migrimin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.