Zyra për Praktika

Departamenti për Çështje Praktike në Kolegjin Heimerer koordinon pjesën praktike për programet: Infermieri e Përgjithëshme, Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi /Fusha Profesionale në Infermieri ( PPSH – FPI), Logopedi, Ergoterapi, Teknik Laboratori dhe Master në Menaxhimin e Institucioneve Shëndetësore.

Të gjitha programet në Kolegjin Heimerer janë nga fusha e shëndetësisë,  ku fokus i veçantë  duhet ti kushtohet pjesës praktike . Për ta realizuar në përpikmëri këtë pjesë të kurrikulës,  egziston departmenti i veçantë i cili merret me organizimin e praktikës brenda dhe jashtë institucionit .

Ky department është përgjegjës për lidhjen e marrëveshjeve të  bashkëpunimit me institucione shëndetësore dhe arsimore ( publike dhe private ),  rehabilituese, OJQ, etj.

Lista e marveshjeve egzistuse vendore

Çdo student ka të drejtë të përcaktohet për vendin dhe institucionin se ku do ta realizoj pjesën e Praktikës Klinike. Sudentët gjatë realizimit të praktikës në institucione shëndetësore dhe arsimore janë në mbikëqyrje të Mentorëve  klinik të cilët janë të licencuar dhe trajnuar për ta realizuar sa më mirë pjesën praktike .

Lista e Mentoreve Klinik

Kabinetet në kolegjin heimerer janë të paisura me teknologji moderne dhe me të gjitha mjetet e punës që janë të nevojshme për të realizuar në praktikë njohurit teorike.

Që studentët tanë të jenë  të gatshëm për tregun evropian të punës , ne ofrojmë ushtrime shtesë në kabinete me profesionistë të cilët vijnë nga Gjermania , Zvicra , Maqedonia , Shqipëria .

Ekspertët ndërkomëtarë

Studentët e kanë mundësinë  që një pjesë të praktikës ta realizojnë në institucione arsimore dhe shendetsore në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian

Lista e marveshjeve egzistuse  nderkombtare

Kordinatori për Praktikë udhëheq me Departamentin për Çështje Praktike. Gjithashtu, secili program ka edhe udhëheqësin e saj të praktikave.

Informatat për Përgjegjës të Praktikave :

  1. Programi Infermieri – Afërdita Mustafa , Ass për çështje praktike Albina Bytyqi
  2. Logopedi – Hatixhe Zogaj
  3. Ergoterapi – Resmije Sopa
  4. PPSH/FPI – Blerta Kryeziu
  5. Tekink laboratori – Alma Vllasaliu
  6. MSc – Vjosa Hajrullahu

Koordinatorja për Praktika

Afërdita Mustafa

aferdita.mustafa@kolegji-heimerer.eu

Është Kordinatore e  Zyrës së  Praktikave në Kolegjin Heimerer,  si dhe ligjëruese në Programin e Infermierisë ,  e angazhuar që  nga viti 2011.

Studimet bazë i ka të përfunduara në Degën e Infermierisë pranë Fakultetit të  Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, për të përfunduar  pastaj  studimet Master Shkencor në Infermieri në Fakultetin e Shëndetin Publik  –  Universiteti i Vlorës „Ismail Qemaili“.

Në fushën e zbatimit praktik të profesionit të infermierisë, Afërdita  zotëron kompetenca  të admirueshme  profesionale, duke punuar drejpërdrejtë në profesionin e infermieres, si infermiere  në fushën e kirurgjisë në Spitalin e Ferizajt që nga viti 1999.

Gjatë viteve 2012 – 2015 , ka qenë e angazhuar në Universitetin e Prishtinës  – Dega në Gjakovë si asistente dhe përgjegjëse e praktikave në Programin e Infermierisë, kurse në vitin 2016 është angazhuar asistente për grup lëndesh në infermieri në Universitetin e Prishtinës  – Fakulteti i Mjeksisë.

Të tjera për Afërditën :

  • Anëtare e Odës së Infermierëve të Kosovës;
  • Anëtare Komisionit për Licensim të infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor me shkollim të lartë ;
  • Promovuese dhe trajnere e edukimit të vazhdueshëm në programin Edu Med ;
  • Organizatore dhe prezantuese e shumë workshopeve , konferencave dhe simpoziumeve vendore e ndërkombtëare në fushën e shëndetësisë;